sh-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano feston sot ditëlindjen. Ai lindi më 16 shtator 1952 dhe u rrit në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë.
Nano po kalon ditë të vështira në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që kanë nisur që në periudhën e Covid-19. Prej 29 gushtit, ai ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike, e quajtur ndryshe si SPOK.
Fatos Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe për 14 vjet e 1 muaj kryetar i Partisë Socialiste. Kjo periudhë përfshin dhe vitet e burgut, kur socialistët vendosën ta mbanin atë kryetar dhe merrnin udhëzime nga qelia për drejtimin e partisë.