Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Britaninë e Madhe ku do marrë pjesë në Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian, u prit nga Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer në Oxford.
Në këtë samit është organizuar një pritje për liderët nga Mbreti Çarlsi III dhe kryeministri Starmer.
Veç vendeve anëtare të BE, janë të ftuar edhe vendet jo anëtare përfshirë Norvegjinë, Islandën, Gjeorgjinë, Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe Turqinë, sipas The Guardian.
Konferenca është takimi i katërt i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ide e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Gjithashtu, do të organizohen edhe dy tryeza të rrumbullakëta: një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe kryeministri Rama; një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që do të bashkëkryesohet nga presidenti Charles Michel dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç.
Rama, pati dhe një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Ministrja Spiropali ndau në rrjetet sociale foto nga ky takim, i cili u zhvillua në Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Kryeministri ndau pame nga fotoja familjare me liderët pjesëmarrës në këtë Samit që po mbahet në Oxford. Ai ndodhet ndodhet në rresht të parë mes Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Keir Starmer.