Pergamena e shtypur është e gjatë 5 metra dhe është ruajtur në kushte mjaft të mira në mungesë të lagështirës në bibliotekën sekrete të shkretëtirës, në afërsi të qytetit Dunhuang, verilindje të Kinës.
Shkruan Ana Sofía Ramírez Heatley
Edhe pse një koncepti i librit është një numër i caktuar faqesh brenda një kopertine, librat kanë marrë forma kaq të ndryshme që përfshijnë edhe mungesën e faqeve, mundësinë për t’u hapur apo rishkrimi madje edhe ndërveprimi përmes lidhjeve.
Në një epokë të dominuar nga interneti dhe nga mjetet digjitale, libri ka ndryshuar, por thelbi mbetet; një objekt komunikimi dhe transmetimi të gamave më të ndryshme të njohjes, informacionit dhe të shprehjes artistike dhe letrare. Pavarsisht mungesave teknologjike, qenia njerëzore gjithmonë e ka gjetur mënyrën për të regjistruar ëndrrat, dëshirat, ankthet, hijet dhe pyetjet e pafundme.
Në këtë mënyrë ka shkruar mbi gurë, pllaka argjile, në lëkurë kafshësh apo edhe në materiale vegjetale si papiruset egjiptiane. Këta të fundit kanë shërbyer për shumë vite si baza kryesore e shkrimit për disa kultura. Me të njëjtin qëllim janë përdorur pllaka fildishi dhe gjethet e drurit.
Kopjimi me dorë
Megjithatë librat e parë në kuptimin e mirëfilltë u shfaqën në manastire në periudhën e Mesjetës, nga shek III ku punësoheshin njerëz të dhënë pas studimeve dhe kopjonin dokumente të konsideruara të rëndësishme. Murgjit e manastireve ishin si të punësuar profesionistë që në shkrimet liturgjike i kushtonin kohë edhe kopjimit dhe shpëtimit të librave klasikë të antikitetit. Për shkak të orëve të gjata të shkrimit këta njihen si kodikë, libra të shkruar me dorë të përbëra nga fletore të palosura dhe të qepura.
Libri i shtypur
Libri i shtypur më i vjetër që njihet është “Sutra e diamantit” që është shtypur 600 vjet më përpara se Bibla e Gutenbergut. Nuk bëhet fjalë për librin e parë të shtypur, por për më të vjetrin që është gjetur ndonjëherë. Rezulton se në vitin 868 kinezi wang Chieh ose Wang Jie, sipas burimeve, autorizoi shtypjen dhe shpërndarjen e kësaj vepre që mbledh dhe transmeton fjalën e Budës.
U gjet nga arkeologu britaniko-hungarez, Aurel Stein në vitin 1907. Pergamena e shtypur është e gjatë 5 metra dhe është ruajtur në kushte mjaft të mira në mungesë të lagështirës në bibliotekën sekrete të shkretëtirës, në afërsi të qytetit Dunhuang, verilindje të Kinës.
Teknika të përsosura
Ne e dimë se romakët dhe kinezët gjetën forma shtypje të teksteve apo e imazheve pa qenë nevoja të kopjoheshin me dorë, me ndihmën e pllakave dhe vulave që lejonin shtypjen e disa ekzemplarëve. Megjithatë revolucioni i shtypjes ndodhi në shek XV me shpikjen e shtypjes moderne.
Johann Gutenberg i hyri punës të krijonte modele druri për secilën nga shkronjat e alfabetit që më vonë i mbushi me plumb. Në vitin 1449 u shtyp libri i parë “meshari i Kostancës” në shtypshkronjën e Mainz në Gjermani. Me shtypjen e Biblës, Vulgatën, gutenbergu përsosi teknikën për të patur një vepër që në dukje nuk do të kishte ndryshim nga një dorëshkrim.
Përparime.
Zhvillimi i librit pati një hov me mekanizmin e shtypjes në shek XIX. Ky ndryshim kërkonte të kënaqte kërkesën në rritje për libra në shoqëritë e industrializuara. Në shek e XX edhe pse në konkurrencë me mjete të tjera të informimit libri ruajti një rol të rëndësishëm në përhapjen e dijes, në shpëtimin dhe ruajtjen e informacionit.
Lazerat ose printerat e mëdhenj reduktuan hapsirat e zëna nga makineritë e shtypjes dhe krijuan shumëllojshmëri të mundësive të shtypjes në tirazhe më të vogla. Sot përparimet kanë mundësuar versione digjitale të librave duke lehtësuar përmbajtjen në forma të reja leximi dhe qasje ndaj leximit të librit. /Bota.al