osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Lezha” dhe diferenca e madhe pozitë-opozitë

“Lezha” dhe diferenca e madhe pozitë-opozitë

Nga Flogert Muça

Shqipëria është një vend ku çfarë nuk na kanë parë sytë. Kemi parë se si digjet Shqipëria në 1997-ën, grushtin e shtetit në 1998-ën, një fshat si ai i Gërdecit që digjej nga bombat e biznesit që arritën deri në Hollivud. Gjithashtu kemi parë se si në mes të Bulevardit Shqipëria u gjakos në 21 janarin e kobshëm të 2011-ës, por ndërkohë që të gjitha këto ndodhinin, kurrë nuk i pamë pushtetet të ndara. Nuk pamë në asnjë moment që drejtësia të bënte punën e saj, pushteti të vazhdonte punën e tij e kështu me radhë.

Por, sot mesa duket qeveria shqiptare po bën atë që duhet të kishte bërë që me ardhjen e demokracisë; të mos ndërhyjë në punët e drejtësisë, sado të preken persona që kanë qenë deri dje ose janë edhe sot me pushtetin apo partinë në pushtet.

Rasti sotëm i arrestimit të ish-deputetit të PS-së, Arben Noka, për tjetërsim pronash është një lajm i mirë për drejtësinë shqiptare dhe qytetarët shqiptarë, por edhe tregues i një ndryshimi të madh mes mazhorancës dhe opozitës. Rasti e deshti që për të njëjtën akuzë siç u arrestua sot Noka, të arrestohej kryebashkiaku i Lezhës që vjen nga radhët e PD-së para pak muajsh.

Në atë kohë opozita u ngrit e gjitha dhe iu hodh në fyt drejtësisë. Në fakt nuk kishte asnjë çudi në gjithë atë paradë të para disa muajve, ku PD shkoi dhe u ngrit në protestë për të liruar kryebashkiakun e saj të dyshuar për një vepër të tillë penale. Shqiptarët e kanë parë PD-në që të dalë në krah të abuzuesve në të gjitha kohët, por që mjafton 21 janari për t’i thënë të gjitha. Partia Demokratike akoma nuk është ndarë nga kultura se drejtësinë e bën partia, kulturë kjo që ka shkatërruar për mbi dy dekada të ardhmen e vendit.

Nga ana tjetër, PS-ja e cila është edhe partia e vetme që qeveris, kur i arrestohet një ish-deputet i saji apo edhe dy të tillë, siç i ndodhi sot, nuk bën asnjë gjë të jashtëzakonshme, por thjeshtë zbaton ligjin.

Absolutisht që nuk është heroizëm sjellja e PS-së dhe respektimi që ajo po i bën ligjit, por është një lajm i mirë për drejtësinë dhe një tregues se palët në Shqipëri vazhdojnë të jenë në dy skaje të ndryshme kur vjen puna për mënyrën se si e shohin drejtësinë. E sa më shumë Partia Demokratike të bëjë sulme ndaj drejtësisë si në rastin kur iu arrestua kryebashkiaku i saj i Lezhës, aq më shumë do iu tregojë shqiptarëve se është po ajo PD që ka qenë në 1994-’96, ’97, ’98…. në raport me ligjin dhe drejtësinë.