Rreth 550 vjet më parë, Europa po sulmohej. 10 vjet pas vdekjes së Skenderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t’u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës për t’u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.
Historia botërore e ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën…
Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekulloheni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve armiq.
Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar, derisa në fund Senati i Venedikut ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje…
Atëherë, shkodranët të zhgënjyer zgjedhin mërgimin për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikut për në portet e sigurta të Venedikut.