Analisti Dritan Hila ka vendosur të japë një përgjigje të fortë ndaj të gjithë atyre artistëve në Shqipëri dhe në emigracion që flasin për luftë, prerje kokash për të mbrojtur Teatrin.
Teksa pyet me ironi se nuk e dinë se çfare është lufta, pasi e kujtojnë se është si në teatër që vritesh në rol dhe ngjallësh prap në jetë, nuk lë pa sulmuar as qeverinë.
“Lexoj keta “artistet” qe flasin per lufte dhe gijotina.
E dini çfare eshte lufta?
E keni idene?
Ju ka ardhur ndonjehere xhenazja ne shtepi, ai qe e keni percjelle me kembet e veta dhe eshte kthyer me arkivol.
Se une i kam pare.
Por ju nuk e keni idene.
Kujtoni se eshte si ne teater, qe ngjallesh prape.
Pastaj del nje si bub i paqethur dhe e quan teatrin vjetersire komuniste.
Pushteti nuk duhet te arrije deri ne kete nivel qe te mbrohet nga te tille injorante”, reagon Hila në rrjetin social.