Krijimi i çifteve në Big Brother tashmë njihet publikisht. Por fansat janë kuriozë; A po kryejnë apo jo marrdhënie?
Arbëri dhe Einxhel i kanë pasur disa ditë të zjarrta së fundmi në Big Brother VIP. Nëse po atëhere nuk kemi të bëjmë me një show televiziv por me një kuplara publike në TV. Komentuesit e shumtë shprehen se mes tyre ka pasur më shumë se puthje.
Por disa lëvizje të fuqishme nën jorgan kanë bërë që fansat të aludojnë për marrëdhënien e parë seksuale të kryer brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” përpara kamerave.
Një shqetësim e ka pasur Einxhel në bisedë me të së fundmi. Ajo pyet nëse “është bërë nami jashtë”.
Dj Dagzi tenton ta relativizojë duke i thënë se “do harrohet”. Kjo nuk e bind Einxhel, e cila shprehet: “Harrohet? Si harrohet kur janë dëshmitë, provat kudo”.
Ndërkohë pas intimitetit të tyre në vaskë, ish-e dashura e Dj Dagz ka reaguar publikisht.
Në një postim në “InstaStory” ku ish-të dashurin e saj e quajti “personi X”, duke refuzuar t’i përmendë emrin.