Pas zbardhjes së dy vrasjeve të bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut, ka ardhur reagimi i parë nga ndërkombëtarët.
Ambasadorja Yuri Kim shkruan se SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më tej ajo shton se ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK dhe nuk do të jetë i fundit.
Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
‘SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla.’-shkruan ambasadorja në një postim në Twitter.