Qeveria shqiptare pritet të miratojë vendimin për gjobitjen e mjeteve me sigurim të skaduar mbi 30 ditë.
Sipas projektvendimit të propozuar nga Shoqata e Siguruesve Shqiptarë gjoba caktohet nga 10 deri në 40 mijë lekë dhe synon rregullimin e qarkullimit rrugor dhe shmangien e dëmeve.
Qendra e Informacionit do të njoftojë organet e ngarkuara për çdo mjet të pa siguruar dhe do të merren masat sipas procedurave të vendosura nga Këshilli i Ministrave.
Fillimisht Shoqata e Siguruesve Shqiptarë i kishte kërkuar qeverisë çregjistrimin automatik të mjeteve që nuk sigurohen për 30 ditë, por qeveria e zëvëndësoi me një masë më të lehtë.
Gjoba do të jetë automatike pa nevojën e një kontrolli në rrugë apo lëvizjeje me qëllim uljen e numrit të mjeteve të pasiguruara. Sipas të dhënave nga AMF-ja, në 2019-ën rreth 22% e mjeteve lëviznin pa sigurim.