osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Letrat e depresionit nga Shqipëria drejt Amerikës në vitin1952: “Këtu nuk ka asgjë, qajmë për vuajtjet tona”!

Letrat e depresionit nga Shqipëria drejt Amerikës në vitin1952: “Këtu nuk ka asgjë, qajmë për vuajtjet tona”!

Në letrat e tjera dërguar nga Shqipëria kryesisht në SHBA, dallohet depresioni i thellë i shqiptarëve nën regjimit komunist, i njohur ky për profilin e tij terr orist dhe për mungesën e një politike të duhur ekonomike. Nën drejtimin e komunistëve Shqipëria ishte një vend i mjerë që jo vetëm nuk zbatonte asnjë normë njerëzore, por që kalonte nga eksperimenti në eksperiment.

-Kostaq Koki nga Korça, për Q.K.Mina në SHBA: “Kisha arritur në një pasuri të mirë dhe kisha shumë qejf të vija me gjithë zonjën të piqeshin që me të gjallë. Kemi 5 vjet që rrimë në qilar. Muret janë me ujë. Qajmë për të gjitha vuajtjet”.

-Jorgji Papa i shkruan Stefanos Muqelis në SHBA: Ekonomikisht jam i shkatërruar. Nga familja nuk kam asnjë ndihmë. Vetëm ti je për mua”.

-Kleoniqi Pano nga Korça për Miche Mile në SHBA: “Këtu Vangjelica nuk ka asgjë. Është e tmerrshme që të shkruaj. Hamë bukë misri 400 gramë në ditë. Mos pyet. Mjerë populli i cili ka arritur fazën e tuberkulozit. Ç’të them! Në rast se gjendja do të mbesë kështu, që të gjithë do të vdesin. Shpresat janë të kota”.

-Lina Radoja nga Shkodra për Bresan Carkon në Itali: “Ju vë në dijeni se në 9 të këtij muaji bëhen 3 muaj që Ndoci është burgosur e deri tash nuk dihet gjë. Deri kur do durojmë këto kondita. Jeta është e vështirë të kalohet kështu. Punë nuk na japin. Për fjalë të nderit por të mos kisha fëmijën do t’i kisha dhënë fund jetës, por ai m’i lidh këmbët. Prapë se prapë do ta bëj ndonjë ditë”.

-Zyra Hariz Kamecina nga Korça për Hariz Rakip Kamenicën në Australi: “Këtu ka halle shumë. Nuk ka tregtarë të marrësh borxh. Po nxore vetë ndonjë lek po mirë. Je se vdiqe. Këtu duhen 100 dollarë në vit për shtetin, veç të tjerave. Kështu ta marrç vesh mirë se nuk ta shpall dot se e kam gjuhën e shkurtër. Kuptoje vetë”.

-Fotini Ago nga Sinica e Korçës për Kristo Dinon në SHBA: “”Sot që po të shkruaj letrën kam bukë vetëm për një javë. Ju lutem mos na lini të vdesim për një copë bukë, të cilën nuk e dimë ende në do ta marrim. Mësoje se dyqani që ka hapur qeveria për të blerë me dollarë, nuk ka asgjë”./55News.al