Ri-hapja e dosjes është bashkëpunim i drejtësisë ndërkombëtare me atë shqiptare, në kuadër të hetimit që SPAK do fillojë për vendimin “non grata” të familjes “Berisha”, pas thirrjeve që bënë ditët e fundit zyrtarët e lartë DASH; ndërsa lidhjet kr.iminale me mafiozin Damir Fazlliç, u përdorën nga Anglia, si provë për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij
Para një jave, Prokuroria dhe Gjykata e Lartë e Qipros, kanë dërguar në Drejtësinë Shqiptare, përgjigjen e tretë lidhur me dosjen “Argita- Fazlliç”, skeduar me prova për aktivitetin e pastrimit të parave gjatë pushtetit 2006-2013 të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Po çfarë është kjo dosje e mbyllur në vitin 2010 nga Prokuroria Shqiptare me presion të Sali Berishës dhe në vitin 2018 në pazar mes treshes Rama- Berisha- Metaj?
Në muajin nëntor 2018, “Pamfleti” ka publikuar faktin, se me Shkresë Nr. 212/32, datë 23.12.2008, Prokuroria e Tiranës i kërkoi Drejtësisë së Qipros, të dhëna mbi aktivitetin kr.iminal ndërkombëtar të pastrimit të parave, nga Damir Fazlliç e ortakja e tij Argita Berisha.
Përgjigja nga Qipro erdhi në qershor 2010, por për shkak të kontrollit që kishte Sali Berisha mbi drejtësinë në atë kohë, dokumenti u mbajt i fshehtë dhe u fut nëpër skutat e Prokurorisë së Tiranës, duke e lënë në harresë dosjen “Argita- Fazlliç” me Nr. 3258, datë datë 7.10. 2008.
Tre vite pas ardhjes së PS në pushtet, me skenar të Edi Ramës kryeministër e Ilir Metajt Kryetar Kuvendi, kjo dosje u ri-aktivizua për të trembur Sali Berishën, dhe në mars 2016 Prokuroria i dërgoi një kërkesë tjetër Drejtësisë së Qipros, me justifikimin se kërkoheshin materiale shtesë.
Pas dy vitesh, në muajin qershor 2018, Drejtësia e Qipros dërgoi përgjigjen e dytë, ku bashkëngjitur informacionit të parë, dërgoi dhe prova shtesë për aktivitetin e dyshes famëkeqe Fazlliç- Argita në pastrimin e 132 milionë Euro, kryer me shtetasit serbë e qipriotë Sandra Berberoviç, Vojin Lazareviç, Andri Athanasiou, Theano Christofi, Anna Andreou, Giannoula Markantoni.
Si “lavatriçe” për pastrimin e miliardave, këta kanë përdorur 7 kompanitë fantazma “Altaria Research”, “Avomar Limited”, “Amerito Limited”, “Poligraf Invests”, “Kelena LTD”, “Iron Gold Services” dhe “Pluto INC Co LTD”, të lidhura me 4 firmat fantazma të hapura në Shqipëri nga Damir Fazllic, që bënin transaksione me Argita Berishën dhe ortaken e saj Flutura Kola.
Por edhe përgjigja e dytë e Qipros, u la në heshtje nga Drejtësia Shqiptare, duke mos i vazhduar procedurat e hetimit dhe gjykimit, duke mos e prekur familjen mafioze “Berisha”; ndërsa para 1 jave, nga Qipro ka ardhur përgjigja e tretë për dosjen “Fazlliç- Argita”, me objekt pastrimin e parave nëpërmjet pasurive të paluajtshme e transaksioneve financiare fiktive.
Ri-hapja e kësaj dosjeje, është bashkëpunim i drejtësisë ndërkombëtare me atë shqiptare, në kuadër të hetimit që SPAK do fillojë për vendimin “non grata” të familjes “Berisha”, pas thirrjeve që kanë bërë këto ditë zyrtarët e DASH; ndërsa lidhjet kri.minale me mafiozin Damir Fazlliç, u përdorën nga Anglia, si provë për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij./Pamfleti