osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Letër e Senekës për Lul B…

Letër e Senekës për Lul B…

“Fushata” e fundit e kryetarit të opozitës, nën këndvështrimin hipotetik por tejet të qëlluar të filozofik romak. “Disa mburren me veset e tyre. Po ti, a beson se ai që i merr për virtyte të metat e tij, ëndërron të korrigjohet? Vërtetoje me sa të mundesh fajësinë tënde. Heto vetveten! Së pari luaj rolin e fajtorit, pastaj të gjykatësit dhe më në fund të avokatit. Tregohu ndonjë herë burrë!”

 

 

Po, i dashur Lul B., kjo është çështja, të bëhesh zot i vetes tënde, të vesh në vend kohën që ke humbur në Bashki dhe të mos lejosh që një gjë e tillë të përsëritet. Sepse deri tani, jo se ke dashur vetë, por kohën ta kanë rrëmbyer të tjerët, një pjesë tjetër, t’i kanë ndryshuar drejtimin, kurse ajo që mbetet të ka shkarë pa e kuptuar. Sepse po të qe ndryshe, ti do t’i kishe mbajtur premtimet dhe nuk do t’u jepje “armë” kundërshtareve të tu, të të akuzonin sikur gjoja katër vjet ti jo vetëm që flije gjumë, por edhe gërhisje. Në këto kushte a nuk do të ishte mirë sikur ti t’i kishe lënë të gjitha dhe të merreshe vetëm me “Tramvajin”, që ishte premtimi yt më mashtrues, ashtu siç është edhe tani kthimi mbrapsht i një miliard eurove të gjithë varfanjakëve që ti me “dëshirën e mirë” do t’ua marrësh hajdutëve të sotëm pushtetarë (për të vendosur drejtësinë sociale në vend) dhe t’ia “shpërndash”popullit të varfër që ty të  “dhimbset” aq shumë.

I dashur Luli B.. Ti tani e kupton që duhet t’i përvishesh sa më shpejt shkëlqimit të rremë dhe të mjerueshëm të funksioneve që ke. Kërkon të dish se si mund t’ia dalësh mbanë? Disa gjëra bëhen vetëm në terren. Një mjek nuk mund të diagnostikojë me korrespondencë. Fillimisht atij i duhet të masë pulsin e të sëmurit. Sipas një proverbi të vjetër fitorja e gladiatorit vendoset në arenën e ndeshjes. Ti beson se je i vetmi që ke grumbulluar kaq përvojë? Ti habitesh që një udhëtim kaq i gjatë dhe vizita nëpër nuk mund të ta shpërndajnë atë trishtim që të ka pushtuar. Duhet të ndërrosh shpirtin dhe jo klimën. Ti mund të shëtisësh qytete e fshatra të tëra, sic thotë Virgjili ynë i dashur, megjithatë veset e tua do të të mdjekin pas kudo.

Dikujt si puna tënde Sokrati iu përgjigj: “Përse habitesh që nuk ke asnjë përfitim nga udhëtimet që bën? Ti që endesh kudo, ti vuan pikërisht për atë që të bën të largohesh. Ç’mund të të ndihmojnë për këtë qytetet apo fshatrat apo njohja e vendbanimeve të reja? Ç’kotësi! Ti do të dish se pse këto udhëtime nuk të qetësojnë? Sepse ti merr udhët bashkë me peshën që ke në shpirt. Kisha dëgjuar o Lul për ty mbi bëmat e tua në Kosovë për mbledhjen e informacioneve kundër UÇK­së, por të them të drejtën nuk i kam besuar; ama kur ti shite një pjesë të detit nëpërmjet një marrëveshjeje të fshehtë të tipit zogollian, atëherë nuk më ngeli gjë tjetër vecse të të përfytyroja si një “Kalë Troje” në tokën shqiptare. Dhe për këtë gjë mbase nuk të gjykon drejtësia, por do të të gjykojë historia! Po kështu edhe për vjedhjen e rrugës së kombit, i shpëtove drejtësisë me procedura por nuk do t’i shpëtosh gjykimit të Perëndisë! Po çfarë do thuash për vrasjet e 21Janarit o ditëzi që vrave vëllezërit e tu të pafajshëm e të uritur? Si nuk t’u dhimbsën këta njerëz që kishin dalë për të kërkuar kafshatën e fëmijës? E të vazhdojmë pastaj me vjedhjen e manipulimin e votave në Bashkinë e Tiranës, vetëm e vetëm doje “fitore” me çdo kusht, deri sa iu përgjigje me arrogancë edhe të madhit Ismail Kadare për ftesën për dorëheqjen tënde. Përse? Sepse e ndjeje vehten fajtor pas 21Janarit por doje t’i shpëtoje përsëri drejtësisë.

I mashtrove qytetarët e Tiranës me premtimet e bëra. Arrite deri aty përpos të tjerave t’i detyroje të ëndërronin të udhëtonin me tramvaj! Tani kërkon të mashtrosh gjithë popullin shqiptar duke iu premtuar çekun në miliard eurosh që do tua shpërndash gjithë familjeve shqiptare e 150milion euro fermerëve, ulje taksash, energji falas për të varfërit etj etj; me një fjalë u premton Parajsën. Po kaq budallenj i mendon shqiptarët o yll në shuarje? E pra, duhet ta hedhësh diku këtë peshë të rëndë të shpirtit tënd. Sa kohë që nuk do ta bësh një gjë të tillë asnjë vend, asnjë qytet, asnjë fshat nuk do të të japë kënaqësi. Nëqoftëse do ta kishe të qartë një gjë të tillë, ti nuk duhej të habiteshe që nuk ke gjetur ngushëllim në asnjë vend dhe ke vazhduar të ecësh përpara, i lodhur nga ajo që ke lënë pas.

Në të vërtetë ti nuk udhëton, ti endesh, ti ndërron drejtim, ti kalon nga një vend në tjetrin, ndërkohë që ajo çka ti kërkon nuk e gjen. A nuk është kjo tallahi më e keqe se ajo e SH.Q.U.P­it? Edhe atje mund të rroje në paqe, po të doje. Por nëqoftëse mund ta përgatitesh veten për çdo lloj lirie, unë do t’i largohesha shumë SH.Q.U.P.­it dhe rretheve të tij. Sepse ai është një vend me klimë jo të mirë që dëmton edhe trupat më të fuqishëm .Kjo është e vlefshme edhe për shëndetin e shpirtit. Kur gjendja shpirtërore është e paqëndrueshme, këto vende janë tepër të rrezikshme.

Nuk duhet të ngatërrohesh edhe më tepër, përndryshe nuk do të ketë shpëtim për ty, dhe jo vetëm kaq, por do të bëhet e qartë se rënia jote nuk qe e papritur. Në të vërtetë, arsyetimet që ndeshen zakonisht në jetë, si “Nuk munda ta bëj ndryshe”, ose “Edhe nëqoftëse nuk do të doja, s’kisha ç’të bëja”, janë gënjeshtra. Asnjë nuk është i detyruar të vrapojë pas fitores. Përkundrazi, është më mirë të ndalesh në vend, Luli im i vocërr, se sa ta nxitësh Fatin që na shtyn.

Lexo letrën e Epikurit, që trajton problemin që na shqetëson edhe ne. Ajo i drejtohet Idomenës. Epikuri i kërkon asaj të bëjë ç’është e mundur për të ikur menjëherë para se një forcë tepër e fuqishme të hyjë në lojë dhe t’i heqë mundësinë për t’u larguar.

Unë kujtoj se ti do të dish edhe mendimin e Familjes tënde shpirtërore. Ti ke frikë se do të të thonë: “Është turp të përkulesh nga pesha që ke në shpirt e në kurriz. Duhet të luftosh me to derisa i ke ngarkuar mbi vete. Ai që i bën bisht mundimit, është njeri pa energji dhe pa nismë, sepse vështirësia e situatës nuk ia rrit guximin”. Por nëse ti kërkon të fitosh kohë që të vendosësh se ç’do të marrësh me vete dhe ç’sasi parash të duhen për të përgatitur tërheqjen tënde, ti nuk do të dalësh kurrë prej andej. Asnjë nuk shpëton nga përmbytja së bashku me bagazhet. Dil nga uji për të filluar një jetë më të mirë me ndihmën e perëndive!

Më duhet t’i jap fund letrës sime, por jo para se të kem paguar taksën doganore: “Të ndërgjegjësuarit për gabimin e bërë është hapi i parë i shpëtimit”. Kjo vërejtje e Epikurit më duket e shkëlqyer: Ai që nuk e kupton se vepron keq, nuk ka dëshirë të korrigjohet. Ai duhet zënë në befasi përpara se të gjobitet. Disa mburren me veset e tyre. Po ti, a beson se ai që i merr për virtyte të metat e tij, ëndërron të korrigjohet? Vërtetoje me sa të mundesh fajësinë tënde. Heto vetveten! Së pari luaj rolin e fajtorit, pastaj të gjykatësit dhe më në fund të avokatit. Tregohu ndonjë herë burrë!