Nga Anri Bala
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin e përjetshëm të Shqipërisë, person “non grata”, për të udhëtuar në vendin e tyre.
Në fakt, tani sot ai është vetëm një “ish”, sepse lehësit pa dhëmbë pushteti, në çdo moment që e përmendin, nuk mund të rrinin pa na e kujtuar… për të mos e harruar, se ai Sali Berisha, është ish Kryeministri i Shqipërisë. Unë jam i sigurtë se këtë gjë e dinë dhe fëmijët parashkollor, por putha*ythsat nuk mund të rrinë pa e përmendur kudo dhe në çdo çast, duke i përgatitur me intrigë një të ardhme jo serioze, për të mos thënë poshtëruese.
Shpallja “non grata” e Berishës, ishte hapi i parë dhe putha*ythësit e pështirë duke u hequr si mbrojtës, e zhytën më thellë, jo vetëm në ato që ka bërë, por edhe në ato që nuk i ka bërë kurrë. E graduan gjeneral-strateg, që na futi në NATO, një gënjeshtër sa ordinere aq dhe e dëmshme, sepse çdo shqiptari i kujtohet ajo që i bëri ushtrisë shqiptare Sali Berisha në vitin ’97 dhe tutje dhe duke e përmendur patjetër që amerikanëve do u kujtohen hapja e depove ushtarake dhe Gërdeci.
Anëtarësimi në NATO ishte një projekt strategjik për vendet e Ballkanit Perëndimor, me një afat prej dy dekadash dhe nuk kishte asnjë lidhje me qeverinë që ishte në atë kohë. Me këtë logjikë, edhe Sanader ishte në krye të Kroacisë kur u pranua në NATO, por përfundoj pas hekurave dhe këtë nuk ia urojmë Berishës, por as nuk mund të i’a vendosim si dekorat në gjoks.
Një tufë tjetër b*thëlëpirsash thonë se na paska liberalizuar vizat, kur shteti brenda shtetit Lazarat mbyste Europën me drogë dhe skafet ishin bërë si autobuza linje nderqytetase Vlorë-Brindizi. Procesi 20 vjeçar i liberalizimit të vizave për tre vendet heterogjene shumëbesimesh si Bosnja, Maqedonia dhe Shqipëria, përfundoi shumë mbrapa ortodoksëve të Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.
Pra edhe ky proces nuk ka asnjë lidhje me individin që ka qenë në krye të qeverisë. Nëse do e gjykojmë kështu sipas gjasave, Shqipëria mund të anëtarësohet në BE pas 10 vjetësh dhe duhet që meritat t’i marrë qeveria e atëhershme dhe përpjekjet e qeverive të PD dhe PS, paskan qenë lufte me mullinjtë e erës.
Dikush duhet t’i kujtoj këtyre mashtruesave, që po e marrin në qafë Berishën, duke i dhënë atë që si takon, kurse atë që i takon as që e përmendin. Berishës i takon gjykimi, moralisht për atë që akuzohet, por jo nga gjithëfarë lehësi i inatosur, gjoja për atë që ka ndodhur.
Asgjë nuk ka ndodhur! Në këtë botë që jetojmë askush nuk ta ndalon të drejtën e mbrojtjes dhe Sali Berisha është shumë herë më i zoti se dhjetra ham-hamsa, që nuk janë as kone, por që dikush i ka bindur se janë qen roje. Lëreni Berishën në punë të tij, të mbrohet vetë dhe mos merrni shpata e sopata nëpër kotece pulash, ju, që do trembeshit vetëm nëse do dëgjonin mjaullimën e maces, e jo më ulërimën e luanit./Ekskluzive.al