E vetmja gjë, që i ka mbetur një ish ministri, që ka shumë kusure në kurriz dhe nëse do bëhet drejtesi gjëja e parë që duhet të bëjë është të sqaroi pozicionin e tij me Habilajt, është të na jap mend lartë e poshtë pa asnjë status, e duke qënë se nuk është askush është kthyer si një lehës pa kolibe. Inatin e degradimit të tij e shfryen gjithëandej me mundësinë që i jep teknologjia, deri sa të vendoset atje ku kjo teknologji ndalohet.
Dje, ambasadori amerikan Donald Lu, foli me emra dhe kritikoi rëndë disa politikan, që megjithëse i kanë votuar vetë të drejtat e komunitetit LGBTI, shfaqen si njerëz të moralit si Tritani i Preshit dhe Manjani i Leshit.
Zoti Lu, deklaroi se këta politikan duhet të bëjnë kujdes kur flasin për këtë komunitet, dhe të mos shprehen me urrejtje dhe fyerje për ta, gjëra të cilat sjellin dhunë. Nuk quhet dhunë vetëm ajo fizike, por edhe ajo verbale, si e ketyre lloj politikanësh qesharak. Gabimi është se Luli nuk i’u shpjegon, se vjen nga vendi ku ky komunitet ka qendren e tij, Holanda dhe atë atje e duan shumë.
Kurse ish-LSI-ti Manjan duke dashur të bëhet protagonist i diçkaje, ka marrë në dorë bashkë me Tritanin dhe Oriola Pampurin flamurin anti LGBTI, ndaj i ka sulmuar ashpër ambasadori.
Por Manjani nuk pyet dhe sulmon me çizme.
“Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparësi LGBT:
Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vëmendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë!
Kjo është më e rëndësishme!
Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!”.
Kjo, është një akuzë nga ky lehës pa kolib,e në drejtim të Amerikës, sepse nuk ekziston asnjë debat, përveç se atij të ofshorve të Lulit dhe hetimit të Llallës, i cili ka bërë deri tani, që këto politikanë nuk janë prapa hekurave. /Tellalli