osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Legjionarët/ Asani, Manaj dhe Uzuni shënojnë nga dy gola. Mitaj gjen rrugën e rrjetës me Al Ittihad, Muçi jep asist

Legjionarët/ Asani, Manaj dhe Uzuni shënojnë nga dy gola. Mitaj gjen rrugën e rrjetës me Al Ittihad, Muçi jep asist

Fundjava që sapo lamë pas ishte me plot lajme pozitive për legjionarët kuqezi që aktivizohen me klubet e tyre në kampionatet jashtë vendit.

Berat Gjimshiti, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni u rikthyen në fushë duhe lënë pas dëmtimet. Kapiteni kuqezi ishte titullar në fitoren e Atalantas në transfertë ndaj Venezia me rezultatin 2-0. Ndërsa Manaj ishte menjëherë vendimtar duke i dhënë fitoren Sivasspor ndaj Hatayspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi dy gola. Fillimisht i dha avantazhin Sivasspor në minutën e 43-të, ndërsa në 73-ën shndërroi në gol një penallti. Në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Sivasspor 3-2.

Këtë fundjavë dy gola shënoi edhe Myrto Uzuni në takimin e Granada ndaj Tenerife. Sulmuesi kuqezi realizoi dy herë brenda 13 minutave në pjesën e parë. Fillimisht në minutën e 20-të dhe më pas në të 33-ën, ndërsa ndeshja u mbyll me fitoren e thellë të Granada 4-0.

Mario Mitaj shënoi golin e parë me fanellën e Al Ittihad. Futbollisti kuqezi e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në të 35-ën. Mitaj e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 81-të duke vulosur fitoren e skuadrës së tij 3-1 ndaj Al Qadisiya.

Te goli u rikthye edhe Anis Mehmeti. Futbollisti kuqezi realizoi në transfertë në takimin Middlesbrough – Bristol City. Ndeshja përfundoi 0-2 dhe Mehmeti shënoi golin e parë të takimit.

Ernest Muçi dha kontributin e tij me një asist në fitoren e Besiktas 2-0 ndaj Konyaspor. Mesfushori i Kombëtares shqiptare rikuperoi topin në fundin e pjesës së parë dhe shërbeu saktë për Rafa Silvën.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Nedim Bajrami, Adrion Pajaziti, Amir Abrashi, Keidi Bare, Feta Fetai, Indrit Tuci dhe Arbnor Muja.

Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë me fanellën e koreanëve të Gwangju. Champions League e Azisë, është kthyer në kompeticionin e preferuar për sulmuesin shqiptar.

Asani ka shënuar dy gola të shpejtë, në ndeshjen që skuadra e tij po fiton 2-1 ndaj skuadrës së Johor DT nga Malajzia.

Futbollisti 29-vjeçar zhbllokoi takimin në minutën e 3-të, me një supergol në hyrje të zonës, ndërsa 3 minuta më vonë, i vetëm me portierin, nuk gaboi, duke e ndalur në rrjetë.

Asani shkon në kuotën e gjashtë golave në Champions-in aziatik dhe hedh kandidaturën për “Këpucën e Artë”.