Legjenda e skuadrës së Lazios Marco Ballotta, ka komentuar situatën e portierit Thoma Strakosha.
Ballotta shprehet se portieri shqiptar nuk ofron aspak siguri në portë, ndërsa me Reinën është gjendur qendrueshmëria dhe ka më shumë garanci.
“Lacio gjeti te Reina atë që Strakosha nuk mund të jepte. Reina ka përvojë për të dhënë, Strakoshës i mungon karakteri për t’i dhënë siguri mbrojtjes. Isha duke pritur kapërcimin në cilësi prej ti, është përmirësuar, por nuk bëri kërcimin që prisja.
Me Reinën është gjendur qendrueshmëria dhe ka më shumë garanci, është si një i mësuar. Nuk e morën rastësisht dhe unë thashë që në fillim se do të luante kartat e veta për të qenë titullar. Tani është e vështirë që ta hiqni.
Deklaratat e Strakoshës për Dortmundin? Janë deklarata të një të riu që ndihet si i mashtruar për diçka që mendonte se e kishte të sigurt në duart dhe nuk e ka më, tani fajëson të tjerët, por nuk është faji i askujt. Tani e sheh gjithçka të zezë, këtë e kam kaluar edhe unë në të njëjtën moshë, por duhet të ulësh kokën dhe të punosh.
Nuk mendoj se është e drejtë që të largohet, Strakosha mund ta fillojë nga pankina dhe të shfrytëzojë shansin e tij se Reina nuk është i ri”, u shpreh Marco Ballotta