osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lefter Koka “thumbon” Kryemadhin: Deputetët s’duhet t’i binden kryetarëve të partisë për tu emëruar!

Lefter Koka “thumbon” Kryemadhin: Deputetët s’duhet t’i binden kryetarëve të partisë për tu emëruar!

Deputet i LSI Lefter Koka i cili nuk dogji mandatin e deputetit thotë se deputetët s’duhet t’i binden kryetarëve të partisë për tu emëruar apo për tu shkarkuar, pasi sipas tij parlamenti do humbiste funksionin.

Në një deklaratë të shkurtër për median para selisë së Kuvendit Koka tha se ka marrëdhënie shumë të mira me Kryemadhin.

Më tej ai mohoi dhe zërat që ai do të kandindonte për kreu e bashkisë Durrës.

Pjesë nga deklarata:

Lefter Koka: Të gjithë në emër të popullit kanë marrë një vendim. Disa mos ta dorëzojnë mandatin, disa të tjerë për ta marrë dhe disa për tu larguar.

A jeni pjesë e LSI?

Lefter Koka: Sigurisht që jam pjesë e LSI-së, nuk kemi patur nga ai moment ku vendimi im ishte i ndryshëm nga ai i grupit parlamentar. Ne me të vërtetë propozohemi nga një forcë politike sepse ashtu është kodi, por secili në momentin që zgjidhet përfaqësohet në parlamentin shqiptar.

Do e votoni kodin zgjedhor?

Lefter Koka: Ajo që është për të thënë dhe besoj që kërkon vëmendje të madhe nga anëtarët e parlamentit është riparja e kodit zgjedhor. Sot jemi kthyer qesharake për shkak të këtij kodi.

Nëse do të vazhdojnë deputetët t’i binden kryetarëve të partisë për ti emëruar apo shkarkuar, unë mendoj se ky parlament do humbë funksionin e tij. Ndaj çdo nismë që do të bëjë përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë në një mënyrë sa më të drejtë, do të ketë mbështetjen time dhe të deputetëve të opozitës.

A keni komunikim me drejtuesen e LSI-së?

Lefter Koka: Kanë qenë dhe janë marrëdhënie shumë të mira.