osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lefter Koka goditje të fortë PD-LSI: Me Astrit Patozin në zgjedhjet vendore, SHQUP nis sulmet

Lefter Koka goditje të fortë PD-LSI: Me Astrit Patozin në zgjedhjet vendore, SHQUP nis sulmet

Regjistrimi i kandidatëve të Bindja Demokratike për zgjedhjet vendore ka ndezur dje debate në politikën shqiptare. Partia Demokratike lëshoi akuza ndaj Kuvendit, se ka falsifikuar dokumentet për partinë e Astrit Patozit, ndërsa ky i fundit ka mohuar gjithçka. Kreu i BD deklaroi dje se regjistrimi i kandidatëve ka ardhur falë ndihmës së Lefter Kokës, i cili ka vendosur të regjistrojë këtë parti në KQZ.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Patozi ka sqaruar të gjithë qytetarët. Në postimin e tij Patozi publikoi edhe deklaratën e Lefter Kokës dorëzuar në KQZ, ku theksohet edhe klauzola që i jep fuqi ligjore vendimit të tij, zotërimi i mandatit për 6 muajt e fundit, ndryshe nga Andi Përmeti.

“Sqarojmë publikun se Bindja Demokratike mbështetet jo nga një, por nga firmat e dy deputetëve për të garuar dhe kandiduar në gjithë Shqipërinë. Ata janë zotërinjtë Lefter Koka dhe Andi Përmeti, dhe për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ. Por përgjuesit tanë të palodhur bëjnë sikur nuk e kanë parë këtë dhe flasin për paligjshmëri.

Dhe që ta mbledhin mendjen një herë e mirë e mos të lodhen kot, duke u përpjekur çdo ditë të na kapin në gabim, po u themi sot se Bindja Demokratike i ka kapur të gjitha afatet dhe detyrimet ligjore për të konkurruar në 26 bashki me kandidatë për kryetar dhe në rreth 55 të tilla për lista këshilli. Madje në shumë raste ne kemi pasur edhe firmat e qytetarëve të disa bashkive, përveç atyre të deputetëve, të cilat ishin kriter i mjaftueshëm, sipas ligjit”, u shpreh Astrit Patozi.

SHQUP sulmon Patozin

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza mbi kryeministrin, Edi Rama duke thënë se po kthen votimin monist duke urdhëruar falsifikimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit me anë të partisë Bindja Demokratike. Sipas Kasos, Kuvendi ka lëshuar vërtetim falso sikur partia Bindja Demokratike përfaqësohet prej 6 muajsh në Kuvend por përfaqësuesi Andi Përmeti ka më pak se 1 muaj që ka marrë mandatin.

“Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti të paktën 6 muajt e fundit. Në të kundërt, duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë, ku kandidon. Bindja Demokratike nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë. Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë false në zgjedhjet false me një vërtetim false nga Kuvendi.

Në një akt të paprecedentë, për llogari të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare, duke lëshuar për partinë fantazëm të Edi Ramës një vërtetim, sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij. Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka mbushur as 1 muaj në marrjen e mandatit”, deklaroi ai. Ivi Kaso u shpreh se PD ka paditur Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, me pretendimin se ka shkelur detyrën.

“PD informon opinionin publik se ka paraqitur kallëzim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit për pasqyrimin e të dhënave të pavërteta në dokumente zyrtare. Është zbulimi i këtyre dokumenteve dhe shumë të tjerëve që kanë shqetësuar Edi Ramën dhe patericat e tij nga paraqitja e anëtarëve të opozitës në KZAZ. Anëtarët tanë do të dokumentojnë në çdo Komision Zonal manipulimin e dokumentacionit apo tentativat për regjistrimin e kandidatëve në kundërshtim me ligjin”, tha Ivi Kaso.

Elisjeda Kiko