Me një përmbysje të çmendur Lecce e futbollistëve shqiptarë në Seria A mori një fitore me shifrat 3-2 kundër Fiorentinës. Në Bundesligë Dortmundi barazoi kundër Heindenhaim, ndërsa në La Liga Bilbao shpartalloi Mallorcan e Vedat Muriqit.
Lecce, skuadra e Seria A ku aktivizohen tre futbollistë shqiptarë, ka marrë një fitore të çmendur kundër Fiorentinës për javën e 22. Kjo sepse tre pikët u siguruan me përmbysje me rezultatin 3-2, por më interesante është fakti që Fiorentina udhëhiqtë 1-2 deri në minutën e 89.
Pak sekonda më pas vendasit do të barazonin me Piccolin, ndërsa në minutën e 92 ndodhi befasia e madhe, pasi Dorgu i dërgoi shifrat në 3-2 kur të gjithë prisnin që kjo ndeshje të mbyllej në barazim.
Festë e madhe për tifozët vendas që këtë ndeshje nuk patën titullar Ylber Ramadanin, të pezulluar për shkak kartonash, ndërsa Kastriot Dermaku vijon i dëmtuar. Gjithashtu Medon Berisha nuk u pregerua nga trajneri.
Në Bundesligë Dortmundi vijon me ulje ngritjet dhe rrezikon seriozisht zonën Champions, pasi barazoi pa gola kundër Heindenhaim.
Në La Liga Bilbao u rikthye te fitoret dhe këtë e bëri duke mposhtur thellë 4-0 Mallorcan. Golat erdhën nga dopieta e Berchiche, Gurezeta dhe në fund Munain.
Ndërkohë në Ligue 1 Paris SG nuk e pati të lehtë kundër Strasbourg, por në fund ia doli të fitonte me shifrat 1-2. Mbappe humbi një penallti para se të realizonte në minutën e 31, ndërsa më tej Asensio dyfishoi shifrat. Në minutën e 68 vendasit shkurtuan shifrat, por pavarësisht tentativave deri në fund dolën pa pikë. Me këtë fitore, të paktën përkohësisht, paris SG e dërgoi diferencën me Nicen e vendit të dytë me 9 pikë.