Politikania franceze e ekstremit të djathë, Mari Le Pen, ka thënë se është ndjerë e shokuar me trajtimin që i është bërë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë ceremonisë së organizuar në Francë për nderë të triumfit në Luftën e Parë Botërore, shkruan Gazeta Express.
“Isha shumë e shokuar me mënyrën se si u trajtua të dielën presidenti i Serbisë, përderisa presidenti i Kosovës, një shtet që nuk kishte ekzistuar përgjatë viteve 1914 dhe 1918, ishte prapa Emmanuel Macronit. E në këtë luftë Serbia kishte humbur shumë njerëz”, ka thënë Le Pen në një intervistë për France Inter, transmeton Gazeta Express.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ambasadori i Francës në Beograd, Federico Mandolini.
Ai ka kërkuar falje për trajtimin që i ishte bërë Vuçiqit në këtë ceremoni, ndërsa kishte thënë se gjithçka ishte një ngatërresë në protokoll./GazetaExpress/
MARINE LE PEN CHOQUEE PAR LE TRAITEMENT RÉSERVÉE À LA SERBIE 🇷🇸
📹 "J'ai été très choquée de la manière dont le Président serbe a été traité dimanche, alors que le Président du Kosovo, pays qui n'existait pas en 14-18, était derrière Emmanuel Macron. Je rappelle que la Serbie 🇷🇸 a perdu dans cette Guerre un quart de sa population…" Marine Le Pen était ce matin l'invitée de France Inter :
Publiée par Marine Le Pen sur Mardi 13 novembre 2018