Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi nisjen e një reforme për të larguar, sikur tha ai, nga ky shërbim të gjithë ata që janë nuk e meritojnë, pasi janë emëruar në mënyrë klienteliste dhe nepotike, por nuk publikoi emrat e personave që janë shkarkuar.
Në videon e shpërndarë nga kryeministri Rama ku shfaqet deklarata e plotë e Gent Cakajt lidhur me njoftimin e tij për shkarkimin e 20 punonjësve të shërbimit diplomatik shqiptar, të shumta kanë qenë reagimet. Një nga qytetarët kërkon largimin e kryeministrit Rama. Ky i fundit i është përgjigjur duke thënë se nuk është e mundur pasi ka mundësinë që t’i bëjë qytetarit aeroportin e Kukësit.
Replika
Qytetari: O Edi,si burrat e ke bere qeverine perfect tani qe ke heq ata ministrat e pare,tani ik edhe ti dhe perzotin do t’bekojme ter jeten,,, mos na co me naj udhe pa krye se perzotin je bere i pa’asimilueshem more burre?!
Rama: Adi Kukes eh, s’ta plotesoj dot kete deshire or taj, se s’ka kush e ben aeroportin e Kukesit po ika une