Eliot Engel ditën e sotme do të largohet nga Kongresi në SHBA, pas 32 viteve në detyrë. Engel ka qenë anëtar i Kongresit, ku viteve të fundit ishte kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shpërndarë një foto me të dhe e falenderuar për punën e bërë dhe për mbështetjen që Engel i ka dhënë Shqipërisë.
“Faleminderit Eliot Engel për një jetë të tërë që i ke shërbyer vendit tonë, përfshirë mbështetjen për marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Ju keni fituar mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Faleminderit,“-shkruan Kim.
Engel, 73 vjeç, ka thënë se nuk e ka në plan të pensionohet pas humbjes së tij të befasishme në zgjedhjet paraprake.
Ai ka thënë se është pyetur nëse do që të jetë ambasador ose nënsekretar në administratën e Joe Bidenit dhe se po i shqyrton opsionet. Kjo ngre pyetjen nëse ai do të vazhdojë të ndikojë politikën e SHBA-së në Ballkan.