154 afganë kanë mbërritur gjatë orëve të para të mëngjesit së të shtunës në Tiranë.
Ata janë akomoduar në konviktet e Qytetit Studenti dhe po qëndrojnë në godinat 11 dhe 12, pranë mensës dhe qendrës shëndetësore.
Pas akomodimit në dhoma e pak orë çlodhje, të shoqëruar nga stafi Bashkisë së Tiranës iu drejtuan menzës së qytetit studenti.
Avioni i dytë që u nis nga Kabuli, mbërriti një natë më parë në aeroportin e Rinasit, rreth orës 22:45, me 95 pasagjerë në bord, mes të cilëve 2 foshnje.
Ndërsa pas mesnate, rreth orës 01:15, mbërriti dhe grupi i dytë, me fluturimin nga Doha, me 59 shtetas të tjerë afganë.
Kujtojmë se dy ditë më parë, rreth orës 23:00, arriti avioni i parë me 121 afganë. Ata janë akomoduar në strukturat e hotelerisë së Golemit.