Lefter Koka po kalon ditë të vështira. Po bëhet një javë, që kur policët i vunë prangat në shtëpinë e tij në Durrës. Ish-ministri po qëndron në qelitë e paraburgumit tek 313. Akuza është e rëndë. SPAK thotë se ai ka marrë ryshfet 3.7 milion euro për inceneratorin e Elbasanit.
Lapsi.al ka siguruar disa foto nga paraburgimi në Tiranë. Ish-Ministri i Mjedisit është duke bërë disa ushtrime gjimnastikore. I vetëm në ambjentet e ajrimit, përpiqet të mbajë trupin në formë, nëpërmjet disa lëvizjeve më shumë.
Izolimi në qeli ka një ndikim jo të mirë për fizikun. Orët e fiskulturës përveçse janë të nevojshme për trupin, bëjnë mirë edhe për gjendjen emocionale të të burgosurit.
Për Lefter Kokën nuk mungon trajtimi i veçantë. Drejtuesit e institucionit e kanë lejuar të dalë i vetëm në ambjentet e ajrimit. Siç duket nga pamjet, në ambjentet e ajrimit mungojnë të burgosurit e tjerë.
Burime nga burgu 313 që nuk pranuan të indentifikohen thanë se Koka është një i burgosur model dhe ka krijuar një marrëdhënie të mirë me gardianët.
Nuk dihet se sa do të zgjasë qëndrimi i tij në paraburgim, por sipas ligjit, një ditë në paraburgim llogaritet si një ditë e gjysëm e ditëve të dënimit definitiv.