Para 30 vitesh, atje ishte me “mision” Ramiz Alia, po si President i Shqipërisë, ku mori udhëzimet për vazhdimësinë e pushtetit komunist, me bijtë dhe shërbëtorët e diktaturës, të cilët po sundojnë prej 27 vitesh
Prej 27 vitesh, djali i komisarit të Shkollës së Bashkuar, presidenti Ilir Rexhep Metaj, vazhdon të jetë në krye të politikës e pushtetit, së bashku me gruan e tij, të desantuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, si pasardhëse të familjeve të përbetuara, për komunizmin gjakatar.
Sundimi i tij si kryehajdut, komandues krimesh, shkatërrues i drejtësisë dhe ekonomisë, pengmarrës i vendit dhe instalues i trazicionit të pafund shqiptar, ka nisur nëpërmjet skemës “Katovica”, që zbatoi Ramiz Alia në vitet 1990-1992, deri sa pushteti komunist, kaloi nga duart e baballarëve, në duart e bijëve dhe shërbëtorëve të diktaturës, duke e ndarë PPSH, në parti politike, organizata e OJF, gjoja kundërshtare.
Pas 27 vitesh pushtet të lartë e pasuri gjigade, tashmë nga posti President Republike, si Ramiz Alia në vitin 1990, “langoi” i tij “kotovician” Ilir Metaj, përshëndeti nga Katovica e Polonisë, “arritjet e mëdha të demokracisë” në Shqipëri./Pamfleti