Deputetja e PS Mimi Kodheli ka reaguar lidhur me lajmin e trishtë të vdekjes së Bashkim Finos. Në një reagim në rrjetet sociale, Kodheli kujton kohën kur kanë qenë shokë klase në fakultet.
“Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish.
Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino.
Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur.
Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira!”, shkruan Mimi Kodheli.