osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lamtumirë o Presidenti im! Lamtumirë dhe ju dyshekë!

Lamtumirë o Presidenti im! Lamtumirë dhe ju dyshekë!

Nga Ilir Mborja

Më falni 100 herë nëse jua përsëris gjërat e bëhem i bezdisshëm! Për Dyl Dyshekun, ish nxënësin tim të shkollës së natës që e kam pronar e kam fjalën.

Nuk mbaj mend në jua kam thënë që kur m’u mbyll shkolla e natës më ‘91-shin dhe mbeta pa punë, pësova një goditje në tru. Ju kam treguar? Vetëm Dyli më shpëtoi.

Kur dola nga psikiatria ai qe i pari që më propozoi: “Shit dyshekë o presor! Mall që nuk skadon kurrë. T’i sjell unë. Edhe dyqanin ta gjej unë. Kur të shiten, të shiten. Atëherë edhe paratë. Fitojmë të dy…”

E pranova menjëherë ofertën e tij se edhe psikiatri më kishte këshilluar që të merresha me ndonjë punë të lehtë. Që nga ajo ditë, kanë kaluar njëzet e ca vjet që unë jam bërë shitës dyshekësh dhe ju them me bindje, se ndjehem i rilindur…

Edhe Dyli kështu më thërret: Ku je o rilindas!.. Më drejtohet kështu, medemek se unë jam një i rilindur prej tij, por unë e kuptoj që ma ka me kunj: Më ironizon se unë shkruaj ndonjëherë në një gazetë që e ha ca ana nga ata të Rilindjes. Në ato raste, edhe unë i kthehem duke e quajtur “zoti president!”, gjoja si president i firmës së dyshekëve.

Por edhe unë me të futur ia kam, meqë ai ka qenë ca kohë me LSI-në dhe mik i presidentit Ilir Meta… Pra, Dyl Dyshekun, ish nxënësin tim të teknikumit të natës, që dikur e përçmoja, sot e kam pronar apo president të themi…

Por, ndryshe nga ç’e kisha përshtypjen dikur, ai është i shkathët dhe shumë praktik. Me mua sillet shumë mirë. Në fakt, nuk ka arsye pse të mërzitet.

Tani është ai që më shpjegon praktikisht filozofinë e “kapitalizmit shqiptar” dhe unë ai që e dëgjoj me vëmendje. Ndryshe nga ai, që ia fuste gjumit në bankën e fundit kur i shpjegoja teorinë e “Kapitalit” të Marksit, unë e dëgjoj gjithë sy e veshë që t’i kuptoj sa më mirë ato që ai bën praktikisht…

Prej punës sime si shitës dyshekësh, nëse nuk del me humbje, ai nuk fiton ndonjë gjë të madhe. Gjithçka e bën për të më ndihmuar mua jo vetëm ekonomikisht, por më shumë që të vras kohën pa u mërzitur e të mos bie në depresion nervor.

Kohët e fundit ai ndjek Lulzim Bashën ngado që shkon nëpër Shqipëri dhe ku shikon grumbuj njerëzish, Dyli vendos parrullën: “DYSHEK PER LULIN/ FLI SA TE DUASH ARTIST”… S’ka faj. Mendja i punon vetëm për të shitur dyshekë dhe këtë herë tutuçka i ka pjellur këtë mënyrë për t’i reklamuar pa pagesë ato.

Hajde e mos thuaj që është kopil i madh presidenti im Dyl Dysheku. Parrullën e tij e ka shkruar me gërma kapitale (se vetëm ato di) në një tabelë të bardhë kompesate dy metroshe.

Si gjithmonë, edhe këtë herë, nuk i vendos dy pikat e shkronjës “ë”. Gjithashtu, Dyl Dysheku nuk ka pyetur kurrë për shenjat e pikësimit dhe prandaj është e kotë të prisni pikë apo presje nga ato që shkruan ai. Lëre pastaj t’i thuash për pikë çuditësen! Nuk e njeh fare…

Sot në drekë më erdhi në dyqan dhe, duke më përqafuar, m’u drejtua: “Si të kam presor Iliri? Vij nga Korça dhe shumë korçarë më pyetën për ty. Ke të fala prej tyre. Ishin nga ata të Rilindjes që mbajnë një dyshek 50 vjet.”.

Dyli i ka shumë inat ata që nuk blejnë dyshekë dhe, për këtë, i urren rilindasit e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë. “Siç mbajnë pushtetin për 50 vjet, aq kohë përdorin të njëjtët dyshekë.” – thotë ai…

Pastaj, si gjithmonë edhe sot, për ta lidhur muhabetin me dyshekët dhe gjërat që lidhen me fjetjen, Dyli e nisi i pari duke më pyetur: Pa më thuaj o rilindas! Pe ndonjë ëndërr sot në mëngjes?”

– Sot në mëngjes?.. Po, po – fillova t’i tregoj unë. – Pashë adashin tim, Presidentin dmth, sikur dha dorëheqjen. Ishte i mërzitur shumë edhe me Edin, edhe me Balilin.

E dëgjova tamam kur i tha një polici: “Pse, budalla më di mua ti o Veli, që të më lidhin si hajdut? Iki vetë unë e le të më arrestojë gjenerali, mua, Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, për shkeljen e kushtetutës, po ia mbajti…”

Ç’të të them më tej o Dyl vëllai?.. Aty nga ora 8 u zgjova se më bëhej ujët…

“Pastaj? Po pastaj?” – më pyeti Dyli.

– Pastaj u shtriva përsëri dhe kur më zuri gjumi për së dyti, si përherë, pashë vazhdimin e së njëjtës ëndërr. Ai fliste, adashi im:

“Pjerdh unë për kushtetutë! Ku pjerdh unë për burgosje politike?! Burgun politik e përballoi Fatos Nano që ishte tiranalli e djalë mamaje,.. e jo unë, djalë Skrapari, që, kur isha kalama, bridhja zbathur maleve të Delvinës…”

Ja, këtë ëndërr pashë o Dyl. Ëë? Ç’i thua kësaj? Si e shpjegon këtë? – iu drejtova Dylit që më shikonte si i përhumbur…

“E mban mend mirë që u ngrite dhe urinove në mes të ëndrrës o presor?” – më pyeti Dyli sikur të ishte zgjuar atë çast nga gjumi.

– Po. – iu përgjigja i ndrojtur unë.

“Ç’më the o presor?! Këto janë ëndrra me shurrë në mes dhe dalin tamam ashtu siç i shikon. Prite kur të japë dorëheqjen Presidenti!”- m’u drejtua i pikëlluar sa s’thuhet pronari im Dyl Dysheku.

– Pastaj? Po dha dorëheqjen Presidenti ç’ndodh o Dyl? – e pyeta duke mos ia ndarë sytë.

“Pastaj?! Si pastaj?! Pastaj, lamtumirë gjumë! Lamtumirë dyshekë! Ja kështu shpjegohet ëndrra jote me shurrë në mes. Edhe një herë të pyes: U ngrite për të shurruar në mes të ëndrrës, apo jo? Kujtohu mirë o presor!”.

-Po, mor Dyl po. Ëndërr me shurrë në mes ishte… – i pëshpërita si i zënë në faj.

“Atëherë, bëhu gati t’i themi lamtumirë gjumit në Shqipëri! Lamtumirë dyshekë! Lamtumirë edhe dyqanit tënd o rilindas!”. – tha Dyli e doli në derë…

Lamtumirë Presidenti im! – e përshëndeta i përlotur edhe unë…