osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lamtumirë gjyqtari i ndershëm, Darjel Sina!

Lamtumirë gjyqtari i ndershëm, Darjel Sina!

Nga Marko Caka, Nju Jork

Ne humbëm Darjelin, drejtësia shqiptare humbi akademikun dhe gjyqtarin më të ndershëm dhe më të pastër në historinë e saj.

U nda nga jeta Darjel Sina. U nda nga jeta njeriu më shpresëdhënës i gjithë shqiptarëve. Një nga të paktët njerëz që jetojnë sot në Shqipëri dhe që vendi kishte me shumë nevojë se kurrë për atë, që pas ardhjes përfundimisht të drejtësisë së vertetë për çdo shqiptarë. Darjel Sina ishte ndër ato pak gjygjtarë që nuk e lidhte asgjë me të kaluarën. Ai ishte prurja më e veçantë me studime per exelent e tituj akademik nga Universitetet me prestigjioze jashtë vendit, dhe që erdhi në Shqipëri me dritën e shpresës për të gjithë shqiptarët që ishin shkatërruar dhe lodhur nga drejtësia e vjetër.

Si një akademik i shkencave juridike Darjeli gjatë vetingut kreu me sukses të plotë detyrën e Komisionerit Publik. Dhe falë profesionalizmit e ndershmërisë së larte të tij , drejtësia e re shqiptare i besoj atij, një nga 9 vendet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë për ti shërbyer deri në fund të jetës së tij me ndershmërinë më të lartë e fisnike që e karakterizonte.

Asnjëherë nuk e kisha menduar të shkruaj për atë, pas vdekjes(in memorial), një vdekje që e mori në moshën më të re, me plot energji, por mbi të gjitha me plot ëndrra për ta sjellë drejtësinë tonë aty ku e donte ai, të pastër dhe të drejtë për të gjithë. Ai kishte ardhur nga jashtë si një mrekulli, për një drejtësi të vertetë ku çdo shqiptarë është i barabartë para ligjit. Humbja e parakohshme e anëtarit të gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Darjel Sina është mungesa më madhe për drejtësinë tonë të re, e krijuar për të sjellë shpresën tek të gjithë shqiptarët. Një shpresë e humbur për 3 dekada dhe sapo kishte nisur të ringjallej nëpërmjet profesionalizmit dhe ndershmërisë absolute të gjyqtarit të ri të Gjykatës së Lartë, Darjel Sina.

E njoha në vitet e gazetarisë sime në kryeqytetin grek të Athinës, atëherë kur grekët kishin nisur të flisnin me pozitivitet për arritjet e shqiptarëve dhe kur bëhej fjalë për Darjel Sinën ai ishte maja e ekselencës së studentëve në Universitetet greke. Ishte nga të vetmit student shqiptar që pas studimeve u zgjodh asistent i profesorit akademik të fakultetit Juridik të Athinës, Andreas Dhimitropulos.

Ishte një shembull i veçantë e krenari që sa herë më kërkohej nga kolegët gazetarë grekë një shqiptar i suksesshëm në Greqi, gjithmonë emri i parë më vinte Darjel Sina i cili shkëlqente me prezencën e tij nëpër panelet e studiove televizive greke duke treguar vlerën e një intelektuali të madh me njohuri të gjithanshme. Darjeli ishte nga të paktët shqiptarë ekselent që rrëzoi mitin se shqiptarët nuk janë vetëm njerëz të punës së krahut që dinë vetëm të ndërtojnë Greqinë, por janë edhe njerëz të mendjes që dijnë të drejtojnë podiume , që dijnë të artikulojnë, argumentojnë e bindin të gjithë të ftuarit, madje duke lënë gojë hapur edhe më skeptikët. Më kujtohet një herë drejtuesja e njohur e një kanali të madh grek, Tatiana Stefanidhu me telefonon e më thotë- Të falenderoj që më solle Darjelin në studio se ishte alfa dhe omega e një intelektuali të rrallë, shumë i përgatitur dhe shumë i edukuar që na suprizoi të gjithëve në studio.

Vlerësimi i grekëve për personalitetin e Darjelit ishte një terapi për të gjithë ne shqiptarët e Greqisë ku emigracioni i egër na kishte lodhur dhe diskriminuar në të gjitha format e saj duke na vënë gishtin e “delës së zezë”. Darjel Sina përveç se një akademik i rrallë ai kishte mbi të gjitha vlerën njërëzore me një shpirt të madh, i cili jetën e tij e vuri gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve, në shërbim të njerëzve të thjeshtë që ndjeheshin tëdhe të pambrojtur dhe të pa fuqishëm ekonomikisht duke ju dhënë shërbime falas. Misioni i tij i madh për të ndihmuar këdo nuk mungonte edhe atëherë kur shendeti i tij nisi ta “tradhtonte”, dhe sëmundja e rëndë filloi të përparonte duke shuar edhe ato energjitë e fundit që kishte për të na dhënë. Por ai na la një vepër, një mision të shenjtë që do jetë gjithmonë një burim frymëzimi për të gjithë brezat e juristëve të rinj që duan për ti shërbyer me devotshmëri atdheut të tyre. Atë bëri Darjel Sina dhe atë do bëjë gjithmonë si një engjëll në qiell që do lutet gjithmonë për një drejtësi të pastër e të ndershme për të gjithë shqiptarët.

Lamtumirë miku im i shtrenjtë dhe gjyqtari i ndershëm, Darjel Sina!