osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lajthitjet e të lajthiturit nga urrejtja për Ramën, Fatos Lubonja: Na mori në qafë me Bazën, do na sulmojnë terroristët!

Lajthitjet e të lajthiturit nga urrejtja për Ramën, Fatos Lubonja: Na mori në qafë me Bazën, do na sulmojnë terroristët!

Fotos Lubonja si i kudo ndodhur dhe si i papërtuar, për të bërë çdo punë, që nuk është punë, ka marrë përsipër të sulmoi qeverinë në Studion e Enit, për akordin me Komandën e Nato-s, për rikonstruksionin e ish e aeroportit ushtarak të Kuçovës.

Mbasi mbaroi punë me Kosovën, BE-n,ë Amerikën dhe Teatrin e kullat, Tosi sot u duk shumë i frikësuar, duke e shprehur frikën e tij, si një defiçent mental, me kundërshtimin e këtij rikonstruksioni. Argumenti i tij tejet qesharak dhe për të ardhur keq, se tashmë Shqipëria do vendoset në qendër të sulmeve terroriste, tregon edhe njëherë gjendjen mendore të këtij k-analisti, që urrejtja ndaj Edi Ramës e ka goditur më shumë, se ajo e burgut të Spaçit, duke e nxjerrë nga binarët mendërisht.

Nuk mundet të mos qeshësh kur Fatosi e percepton Edi Ramën si ushtarë, që po shkon në luftë, ose Shqiprinë e kthyer në një vend militarist.

Deklarata  se Edi Rama është qesharak, “sepse ky del nëpër botë si artist, vizionar, më thoni ju një artist që merret me instalime bazash ushtarake? Artistët janë kundra luftës, ky artisti i madh merret i gëzuar që na sjell bazë ushtarake këtu” është me të vërtet një lajthitje pa asnjë lidhje , një lodhje mendore e autorit për të formuluar diçka anti-Rama.

Por ja si e vazhdon intervistën Fatosi i frikësuar nga “sulmet terroriste”!

Si e keni parë këtë zhvillim?

Është një lajm mjaft kontradiktor në kuptimin e anëve pozitive e negative që mund të ketë. Ajo që më bëri përshtypje është që kryeministri e lancoi, e njoftoi, se dhe ju përmendet paratë, kur ky popull i mbushet mendja “shiko se ka ca lekë këtu”, po se cfarë lekësh janë ato si vijnë ato nuk ka rëndësi. E them këtë se kudo një bazë ushtarake, ka një konotacion negativ edhe në vendet e Evropës ku ka bazë amerikane është problem, një zonë që izolohet, që të merret që nesër të fut në konflikte.

Ne në atë vizionin që kemi për botën, mendojmë se jemi një vend i vogël që ndoshta s’kishte nevojë për këtë punë duke pasur parasysh edhe se sa pak terren na ka ngelur, se i kemi marrë tërë tokat i kemi bërë ndërtime, tani fut edhe cimentime të tjera, nuk është lajm i bukur që tani na erdhi një Google e po investon e rinia do punojë atje.

Aq më tepër është qesharak ky kryeministri, pse do thoni ju? Sepse ky del nëpër botë si artist, vizionar, më thoni ju një artist që merret me instalime bazash ushtarake?

Artistët janë kundra luftës, ky artisti i madh merret i gëzuar që na sjell bazë ushtarake këtu. Popull qesharak duhet me thënë, se ske ca i bën se edhe opozita nuk flet fare, se amerikanët, thonë se nuk duhet të flasin fare se përndryshe na e merr ky pushtetin.

Këta nga mëngjesi në darkë mendojnë si të forcojnë pushtetin e tyre, mos harroni se deri dje ka thënë për Trumpin që është një rrezik për botën, tani bashkëpunon me Trump që të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri.
Kemi ca para që do ndahen, po nuk e dimë kush do i marri.

Tjetra ka të bëjë me atë që na i thonë këto lajme sikur dalin nga kapelja dhe i nxjerr magjistari.

Këto janë gjëra kombëtare që nuk lidhen vetëm me sot, por edhe me të ardhmen e Shqipërisë, një interes i madh kombëtar. Si vendosen këto, kush i vendos?

Unë mendoj që këto duhet ti vendosë parlament, pavarësisht se është bazë amerikane, aleat i madh, po prapë baza ushtarake është.

Ky popull ka nevojë të di. Se kështu vendosi edhe për armët kimike, për muxhahedinët, edhe kjo ska transparencë.

Nuk po flasim edhe për rrezikimet që mund të na sjellë kjo bazë.

Jemi në kohën e terrorizmit. Një Shqipëri që nuk është goditur akoma nga terrorizmi, është goditur Franca, një nga arsyet është edhe disa politika që ka me vendet muslimane.

Edhe ne duke qenë një popull me një % të madhe muslimane, kemi pasur edhe një avantazh në këktë drejtim, s’kishim opse bëheshim objekt i terrorizmit.

Për të mos thënë pastaj kontradiksionet që lindin se ka edhe Turqia tani që është aleati i Ramës, si mund ta presi me Greqinë, ka probleme.

Unë shoh probleme edhe si njeri që jam kundra luftës, mendoj se një parti e majtë duhet të ishte ajo më pak për të sjellë një bazë ushtarake këtu, aq më tepër sic e thashë, një kryeministër artist.

Këto janë  lajthitjet e të lajthitur nga urrejtja Fatos Lubonja!/Ekskluzive.al