Eni Vasili në “Studio e Hapur” me ca specialistë diskutoi për rezultatet e Vettingut. Ishin pijrisht juristët e “famshëm” Fatos Lubonja, Klodiana Lala dhe Erl Murati dhe Çlirim Gjata .
Fatosi i shikon ëndërra dhe gjen vend për t’i treguar, tek Eni më që shikojnë të dy palët të njënjtat ëndrra dhe akuzoi se Rama i ka kapur të gjitha pushtetet dhe po tenton ta bëjë të njëjtën gjë me drejtësinë.
Duke qenë se është i verbër, Fatosi i Todi Lubonjës shpreh shqetësimin se tani nuk e dimë se kush do i drejtoi gjykatat, në të njenjtën kohë drejtuesit do zgjidhen me ligjin e ri dhe jo nga Berisha, Nishani, Meta dhe KLD. dhe të bëjnë për të qeshur me argumentet e tyre, sepse kryeministri nuk ka asnjë tagër në sistemin e drejtësisë. Bile, Tosi arrin deri aty sa thotë, më mirë gjyqtar dhe prokuror që shisnin e vrisnin jetë njerzish, se sa drejtësi e kapur nga qeveria.
Kjo tregon se në çfarë grade çmendurie janë këta njerëz, që thirren në studio për të sprehur inatet dhe mllefet antiqeveri dhe frika që i ka kapur, duke mos patur shpresë të rikthehen në pushtet
Kurse Çlirim Gjata, i biri i një prej atyre njerëzve që kishte çuar drejt ekzekutimit dhe internimit qindra shqiptarë, e që më promovimin e Berishës na u bë drejtusi kryesor i Drejtësisë që kemi sot, tha se ngelja e vendit pa Gjykata, shkon në favor të qeverisë, sepse në këtë mënyrë mund të bëjnë çfarë të duan dhe nuk i kontrollon njeri. Ky Gjata bënë sikur nuk kupton, se qeveritë shkojnë e vijnë dhe çfardo që të bëjë kjo qeveri kohën e ka të limituar, nëse vepron kundër interesave të qytetarëve.
Kjo edhe njëherë tregon se gjithçka po shkon mirë që kur këto specialista janë aq të trembur sa flasin broçkulla
Ja opinionet e dy anal-istëve
Lubonja: “Ky rezultat që quhet për mua dështim i Reformës në Drejtësi, pritej. Sic bëri Rama për të kapur pushtetet, edhe kjo ishte tentativë kapje dhe jo reformë e vërtetë. Por kujtoj kritikën e Komisionit të Venecias që thotë që një reformë kaq radikale ka shumë rreziqe dhe sjell destabilizim të gjyqësorit, dhe thotë edhe kapjen e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Të gjitha po vërtetohen. Destabilizim i sistemit të drejtësisë.
Por njerëzit thonë se po hiqen disa njerëz të korruptuar.
Në këtë aspekt që ndoshta dhe gënjehen një pjesë njerëzish, gjykoj se duhet parë përtej, se mirë që u hoqën këta, por çfarë po na vjen? Po na vjen një drejtësi më pak e dëmshme? Një drejtësi e kapur nga mazhoranca është goxha më e dëmshme. Shikoni Arta Markun, që s’ka lënë ligj pa shkelur, si me Kukësin, Xhafajn apo Teatrin. Këtu bërtasin rastet flagrante të korrupsionit”.
Çlirim Gjata: Ndodhi ndryshimi i gjithë atij sistemi në vitin ’92, por nuk ngelëm pa gjykata, qytetarët kishin ku të shkonin. Asnjë qytet nuk ngeli pa gjykatë. Ndodhi kushtetuta e ’98, u bë nga fillimi e prapë nuk ngelëm pa gjyakta.
Kjo reformë u bë e tillë që të mbeteshim pa gjykatat kryesore, atë Kushtetuese dhe të Lartë. Kjo shkon në favor të qeverisë, ajo mund të bëjë çfarë të dojë dhe s’ka kush e kontrollon. Askush nuk thotë asgjë.
Askush nuk i thotë qeverisë asgjë, se s’ka kush e kontrollon. Kur shejtani shef djepin bosh, ku ta gjejë të veprojë. Ky sistem drejtësie, e ky Vetting është eksperiment që ndodh për herë të parë në historinë e njerëzimit në Shqipëri, asnjë vend nuk e ka kështu. Tha Hahn kalojeni me një ligj kalimtar, po si mund ta kalosh kështu./TNA.al