Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbledhur sot në një takim në sheshin ‘Nënë Tereza’ të rinjtë e Tiranës, të cilët u shfaqën pa masa duke shkelur masat e marra në kuadër të luftës kundër COVID-19.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi iu drejtua të rinjve duke iu thënë se prania e tyre në këtë takim ishte një mesazh për shokët e tyre se “nuk ka virus që e ndal rininë shqiptare”.
“Sot në këtë ditë u përgjigjeni shokëve tuaj, për të qenë pjesë e këtij aktiviteti dhe për të bërë prezent se nuk ka virus që e ndalon rininë shqiptare për të ndryshuar këtë realitet monstruoz që ka marrë peng të ardhmen tuaj”, tha Kryemadhi.
Më tej, kryetarja e LSI tha se vetë kjo parti është krijuar nga të rinjtë eurosocialistë 16 vite më parë.
“Dua ti them çdo politikani që po i takove të rinjtë, po bisedove me ta, po nuk i gënjeve, po i deshe siç do fëmijët e tu, të rinjtë e Shqipërisë janë me ty.
LSI është partia që lufton për ta, që punon për të rinjtë, jeton për të rinjtë, është partia e të rinjve dhe të rejave.
Në 16 vjet histori LSI u krijua nga të rinjtë eruosocialistë shqiptarë, u rrit me ta, krijoi LRI, e cila krijoi breza të tërë që sot janë drejtues të LSI”, u shpreh Kryemadhi.