osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lajthit Ilir Meta, në krah te Vasalit dhe Bashës: Më mirë gjykatës dhe prokuror të korruptuar se sa pa gjykata!

Lajthit Ilir Meta, në krah te Vasalit dhe Bashës: Më mirë gjykatës dhe prokuror të korruptuar se sa pa gjykata!

Pas kthimit të dy ligjeve në Kuvend, Ilir Meta ka nisur sulmet ndaj qeverisë. Presidenti Meta ka dalë dje kundër kryeministrit Edi Rama për rezultatet e vetingut. Deklarata e kryeministrit Rama e pak ditëve më parë mbi çështjen e reformës në drejtësi se është më mirë me djepin bosh sesa me shejtanin brenda, duket se ka shkaktuar një tjetër përplasje mes institucionit të Presidencës dhe mazhorancës. Nga qyteti i Shkodrës, presidenti Meta, gjatë një prononcimi për mediat, nuk i kurseu sulmet e drejtpërdrejta ndaj qeverisë për çështjen e vetingut.

Presidenti tha se është e papranueshme që të thuhet se është më mirë pa gjykata sesa me gjykata të korruptuara. Meta gjithashtu akuzoi qeverinë se nuk ka dëshirë për të parë problemet reale kushtetuese dhe ligjore për të krijuar institucionet e reja të drejtësisë. “Nuk mund t’i vëmë fajin vetingut për këtë situatë, por mendoj që faji është i mosdëshirës për të parë problemet reale, kushtetuese dhe ligjore të cilat duhet të rishikohen për të tejkaluar këtë situatë dhe për të krijuar institucionet e reja. Nuk mund të themi dhe është e papranueshme të themi që më mirë pa gjykata fare se sa me gjykata të korruptuara. Absolutisht.

Njerëzit nuk e kanë përkrahur reformën për këtë çështje, që të ngelen pa gjykata sepse janë mbi 30 mijë dosje që presin nëpër gjykata dhe këto janë probleme që kanë qytetarët me shtetin, me bashkinë, më njëri-tjetrin dhe kërkojnë drejtësi, kërkojnë zgjidhje. Zgjidhja është edhe vetingu dhe lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, dhe njëkohësisht dhe krijimi i institucioneve të reja, të besueshme, të pavarura të cilat do të japin atë drejtësi që qytetarët presin”, tha Meta.

Meta rreshtohet krah PD

Por krahas sulmeve ndaj kryeministrit, Meta tregoi gjithashtu se është rreshtuar krah PD-së në lidhje me çështjen e reformës në drejtësi. Sipas Metës qeveria duhet të rishikojë edhe njëherë ligjet e reformës në drejtësi si dhe të japë më shumë mbështetje buxhetore ndaj organeve të vetingut. Kërkesë kjo e bërë nga Partia Demokratike. “Funksioni i vetingut dhe njëkohësisht paralizimi, mosfunksionimi apo mosndërtimi i institucioneve të reja të drejtësisë.

Askush nuk e ka menduar kur ka nisur reforma që do të ndodhë kjo e dyta, për arsye se janë bërë mjaft përcaktime dhe në Kushtetutë në mënyrë mjaft konkrete, të cilat parashikonin që këto institucione duhet të ishin krijuar me kohë, gjë që nuk ka ndodhur. Kjo e bën edhe më të domosdoshme rivendosjen e dialogut mazhorancë-opozitë në mënyrë që kjo anomali apo një kolaps i mundshëm i funksionimit të sistemit gjyqësor të evitohet dhe të krijohet mundësia që një mënyrë sa më të shpejtë jo vetëm procesi i vetingut të vazhdojë dhe të jetë edhe më i shpejtë dhe të mbështetet edhe më shumë administrata që kryen vettingun qoftë me staf apo me fonde, me mbështetje buxhetore. Po kështu dhe të bëhen të gjitha ato ndryshime që janë të domosdoshme për t’u reflektuar, që i hapin rrugën krijimit të besueshëm, me integritet të gjithë institucioneve të reja të drejtësisë”, u shpreh kreu i shtetit.

Presidenti kritika ndaj qeverisë

Presidenti Meta nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë edhe sa i takon çështjes së negociatave. Meta i bëri apel mazhorancës që në kuadër të kushteve të vendosura nga BE të bëjë kujdes me veprimet që ndërmerr pasi ka përgjegjësi për sa i takon qeverisjes. Presidenti Meta u shpreh se në momentin që opozita bën një hap përpara mazhoranca, duhet të bëjë dy. “Në këtë drejtim duhen bërë përpjekje shumë të mëdha për të rivendosur dialogun, duhen bërë përpjekje nga dy palët. Por nëse opozitës i kërkohet të bëjë një hap, mazhorancës i kërkohet të bëjnë dy hapa sepse ka përgjegjësi më të madhe përsa i takon vendit dhe qeverisjes dhe drejtimit të tij dhe të shpresojmë që pas pushimeve të ketë një reflektim. Përndryshe dy muaj kanë ikur që nga qershori, dhe kështu mund të ikin edhe 10 muaj të tjerë”, tha presidenti Ilir Meta./Endri ARIZI