Gazetari Çim Peka ka sfiduar krejt papritur Amerikën në studion e televizionit të tij, që financohet nga Sali Berisha, përballë gazetares Sonila Meço.
Çim Peka me se duket paska shkarë nga trutë, për sa kohë pohon në një studio televizive se: ata nuk do t’ja marrin në gojë Amerikës, por do e kontestojnë atë.
Peka u shpreh se: “Ne nuk ua marrim në gojë amerikanëve, ne flasim për ta dhe i kontestojmë! Rama është njeriu që ka nevojë t’ua marri në gojë amerikanëve! Nga halli apo nga qejfi këto i diskutojmë gjatë emisionit.”, u shpreh drejtuesi i televizionit Syri.
Gjuha e përdorur e tij është për të ardhur turp, pasi shkel çdo kod etik të gazetarit, edhe pse Çimi pak merr vesh nga gazetaria si jurist me diplomë “Kristali”.