Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ftuar të marrë pjesë në Forumin Urban Botëror, i cili zhvillohet këtë javë në Toronto të Kanadasë.
Por, edhe pse pjesëmarrja e Veliaj në këtë Forum është e një rëndësie të veçantë për Tiranën dhe qytetarët e saj, kjo nuk e ka penguar Sali Berishën të ingranojë strukturat e tij në Kanada, për të sulmuar pjesëmarrjen e Tiranës në këtë ngjarje.
Berisha ka sulur një grup të gatshëm në Kanada, të cilët janë emra të njohur si pjesë e forumeve të Foltores dhe fraksionit të Berishës në PD, që të bëjnë çmos për të anuluar nderimin e Veliajt në Forumin Urban Botëror.
Ky grup, që ngjason me ekstremistët e “Hamasit”, që nuk lënë rast po folur kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, në këtë rast kundër qytetit të Tiranës, i kanë dërguar një letër të turpshme organizatorëve të Forumit Urban Botëror, e cila duket se është hartuar nga vetë Berisha.
Kjo nuk është hera e parë që Sali Berisha përdor emra të caktuar të Diasporës shqiptare për të përçarë shqiptarët me veprime të ngjashme ekstremiste.