Fusha termike nga e diela dhe në vijim duke përfshirë edhe javën e parë të muajit gusht, do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta të kontinentit afrikan të cilat rritin ndjeshëm temperaturat mbi Shqipëri, njofton Meteoalb
Pritet që periudha 29 korrik – 5 gusht të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018, sigurisht, pa marrë në konsideratë 20-ditët e fundit të gushtit që përkojnë dhe me fundin e stinës së verës, për të cilat ka sinjale të forta që sjellin temperatura pranë vlerave tipike të gushtit.
Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë 3-ditëshi ku temperaturat ngjiten mbi 36°C.