Dy ditë para përfundimit të afatit për të dorëzuar kandidaturat nga Gjykatat e Apelit për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, mësohet se dy gjyqtarë të Gjykatave të Apelit kanë dorëzuar aplikimet e tyre pranë Gjykatës së Lartë.
Komisioni qe pranon aplikimet nuk jep të dhëna mbi identitetin e gjyqtarëve që kanë aplikuar, por mësohet se një prej tyre i takon Gjykatës së Apelit të Shkodrës.
Emrat e dy kandidateve që kanë aplikuar për në KLGJ, apo edhe të kandidatëve të tjerë që mund të vijnë do të bëhen publike në datën 6 shtator.
Më pas kandidatët do të verifikohen nëse i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe më pas duhet të kalojnë edhe procesin e vettingut, për të konkurruar më pas për anëtar në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.