osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lajmi i mirë për pensionet me Greqinë, Italinë dhe SHBA-të

Lajmi i mirë për pensionet me Greqinë, Italinë dhe SHBA-të

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka firmosur një numër marrëveshjesh mbi njohjen e pensioneve me disa vende kyç të Bashkimit Europian.

Megjithatë, marrëveshjet me vendet ku jetojnë më shumë shqiptarë, si Italia, Greqia, SHBA, Kanadaja apo Anglia kanë ngecur.

Në rastin e Italisë, ekziston një dakordësi në parim, për të bërë të mundur njohjen e pensioneve për rreth 240 mijë shqiptarë, që kanë derdhur kontribute të rregullta në këtë vend.

Mbi bazën e ligjit Italian, të gjithë ata që kanë derdhur kontribute për mbi 10 vjet përfitojnë të paktën një pension minimal prej 460 eurosh, i cili pas marrëveshjes mund të tërhiqet edhe në Shqipëri.

Sa i përket Greqisë, negociatat gjatë viteve të fundit kanë qenë më të vështira, për vetë situatën e ndërlikuar financiare që po kalon vendi fqinj.

Për të zgjidhur këtë situatë, Shqipëria për herë të parë ka emëruar një Koordinator Kombëtar për Çështjen e Pensioneve, që është njëkohësisht edhe një prej zëvendësministrave të Punëve të Jashtme.

Kjo risi u bë e ditur gjatë punimeve të Samitit të Dytë të Diasporës, të mbajtur në Tiranë midis dative 28 shkurt-3 mars.

Detyra e posaçme e koordinatorit do të jetë që të shtyjë përpara negociatat, për të bërë të mundur arritjen sa më të shpejtë të kësaj marrëveshje me vendet përkatëse.

Në fokusin e koordinatorit, do të jetë në radhë të parë Italia dhe Greqia, dy vendet me më shumë popullsi shqiptare, por edhe vende të tjera kyçe, si SHBA-të, Kanadaja apo Anglia.

Njohja e pensioneve, do të sillte përfitime të mëdha për të gjithë emigrantët tanë që arrijnë moshën e pensionit, duke shërbyer edhe si një incentivë e rëndësishme për rikthimin e tyre në atdhe në të ardhmen./lexo.al