Në orët e para të mëngjesit të sotëm SPAK ka nisur të kryej një aksion kundër krimit të organizuar në disa qytete të vendit, bëhet me dije se janë 32 masa arresti të ekzekutuara deri tani. Policia po vijon aksionin në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe qytete të tjera.
Në Elbasan në orët e para të mëngjesit, FNSH ka zbarkuar në qytet. Me urdhër të SPAK mësohet të jenë 10 persona të cilët pritet që të arrestohen. Personat të cilët pritet të arrestohen janë të dyshuar si anëtare të grupeve kriminale që drejtojnë qytetin e Elbasanit.
Mes personave që pritet të ndalohen janë dhe disa oficerë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale duke shpërdoruar detyrën.