Siç ishte paralajmëruar prej disa ditësh ka nisur para pak çastesh Asambleja Kombetare. Takimi ka nisur me fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministër i vendit, Edi Rama.
Gjatë Asamblesë do të paraqitet raporti për ecurinë e procesit të bashkëqeverisjes, si dhe një udhëtimin e zhvillimin e mëtejshëm të llogaridhënies publike.
Pasi bëri një analizë të thellë për punën e qeverisë, me të gjithë problematikat dhe angazhimin për zgjidhjen e tyre, Rama njoftoi se do ketë ndryshime në qeveri dhe i gjithë kabineti duhet t’i hapi vend të tjerëve
1. Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini, ministrja e re e Arsimit
2. Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj, ministrja e Ekonomisë dhe Financave
3. Ditmir Bushati zëvendësohet nga Gent Caka, Ministri per Evropën dhe Punët e Jashtme
4. Damian Gjiknuri zëvendësohet nga Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë
5. Niko Peleshi zëvendësohet nga Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë
6. Mirela Kumbaro zëvendësohet nga Elva Margariti, Ministrja e Kulturës
7. Sonila Qato zëvendësohet nga Eduart Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
8. Elisa Spiropali, emërohet ministrja e Marrëdhënieve për Parlamentin
9. Erion Braçe zv. Kryeministri i ri