osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

LAJMI I FUNDIT / Qëllohet me armë në drejtim të Top Channel, afër studiove të Big Brother, vritet roja! Një makinë gjendet e djegur në Golem, dyshohet e autorëve

LAJMI I FUNDIT / Qëllohet me armë në drejtim të Top Channel, afër studiove të Big Brother, vritet roja! Një makinë gjendet e djegur në Golem, dyshohet e autorëve

Breshëri kallashnikovi janë regjistruar rreth orës 1:00 pas mesnate, në drejtim të godinës së Top Channel në Mëzez në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar dhe kanë lënë fillimisht të plagosur rojen e këtij institucioni, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ka vdekur Pal Kola, 60 vjeç.

Burime bëjnë me dije se një automjet është gjetur nga policia në autostradë duke u djegur, dyshohet e autorëve. Gazetari i Report Tv Sokol Dema mëson se mjeti i përdorur nga autorët ishte tip ‘Range Rover’, me targa të vjedhura. Mjeti u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi. Mjaftoi një prej tyre që të linte të vdekur në vend, 60-vjeçarin Pal Kola, i cili mori një plumb në trup. Ende nuk dihet se çfarë motivi mund të fshihet pas këtij sulmi të rëndë ndaj televizonit Top Channel.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve”, ka njoftuar policia.

Sulmi është drejtuar tek hyrja kryesore e Top Channel e cila kufizohet me rrugën, por më pak se 200 metra distancë ndodhen studiot ku aktualisht po zhvillohet programi Big Brother Vip që po shkakton dhe shumë protesta.