Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Luan Hajdaraga.
Ai nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë që e preku rreth 4 muaj më parë, teksa po udhëtonte me makinë nga Maqedonia drejt Shqipërisë ku ishte duke dhënë leksione.
Ai pësoi ishemi cerebrale në tru, çka i shkaktoi edhe paralizë në gjysmën e trupit.
Megjithë trajtimet disa mujore të mjekëve të spitalit ”Nënë Tereza” në kryeqytet, ai nuk arriti të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.
Më datë 16 maj qeveria i arkodoi 1.9 milionë lekë ish-ministrit Luan Hajdaraga për mbulimin e shpenzimeve mjekësore.