osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

LAJMI I FUNDIT/ Gjykata e Hagës shprehet kundër ekstradimit të Arben Frrokut, vendimi i formës së prerë

LAJMI I FUNDIT/ Gjykata e Hagës shprehet kundër ekstradimit të Arben Frrokut, vendimi i formës së prerë

Biznesmeni Arben Frroku i dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj nuk do të ekstradohet në Shqipëri. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit të të Drejtave të Njeriut në Hagë, aty ku Frroku kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Holandeze.

Refuzimi i ekstradimit të Frrokut konfirmohet për ReportTv nga avokati i tij Tonin Prendi.

Sipas vendimit të refuzimit shkak për mos ekstradimin e Arben Frrokut është bërë përfshirja e politikës në procesin ndaj tij si dhe rrezikimi i jetës në Shqipëri, pasi ai është i dënuar përjetë për një krim që pretendon që nuk e ka kryer.

Për akuzën e vrasjen së Dritan Lamaj Arben Frroku fillimisht mori pafajësi nga Gjykata e Shkallës së Parë për krimet e rënda. Pas këtij vendimi ai u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi.

Më tej prokuroria ankimoi vendimin dhe Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi Arben Frrokut me burgim të përjetshëm duke e ribërë sërish njeriun më të kërkuar për vrasjen e kryepolicit.

Prej atij momenti Arben Frroku qëndroi jashtë vendit deri sa u arrestua në Holandë me dokumente false greke.

Rekursi i tij në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese nuk u pranua duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.

Aktualisht këtë dënim Arben Frroku e ka ankimuar në Gjykatën e Strasburgut ku mbetet në pritje të shqyrtimit të këtij ankimi.

Ndërsa burime për ReportTv bënë me dije se deri në një vendim për themelin e çështjes nga Strasburgu Arben Frroku do të qëndrojë në Holandë ku pas pak javësh pritet të rikthehet në liri.

Arben Frroku u vu nën akuzë si personi i dyshuar për vrasjen e Dirtan Lamaj në shkurt të vitit 2013. Ai u arrestua në Greqi dhe më pas u ekstradua në Shqipëri.

Kërkesa për ekstradim ishte e dyta ndaj Frrokut ku më parë u miratua ajo drejtuar Greqisë ndërsa kërkesa drejtuar Holandës nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, u refuzua.

Arben Frroku u bë i njohur edhe për foton me ish-zyrtarët e policisë njohur si tavolina “çiftelia” ku në të bënin pjesë asokohe ish drejtuesit e lartë të policisë së shtetit ndërsa pak javë më vonë Frroku do të prangosej për akuzën e rënda të vrasjes së një polici.