Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një sërë lajmesh të mira për fermerët shqiptarë.
Rama bën të ditur se 400 milionë lekë i janë shtuar buxhetit të shtetit për subvencionimin e fermerëve.
“LAJME TË MIRA PËR FERMERËT
+ 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit subvencione për fermerët që kanë aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare.
95% e aplikantëve në https://e-albania.al/ do të marrin subvencionin.
Vaksinim falas të bagëtive për sëmundjen e brucelozës.
400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar, pjesë e riorganizimit të ri në këtë shërbim të rëndësishëm lidhur me sigurinë ushqimore”, shkruan kryeministri Rama.