Një grua nga Los Angelos po trazon ujërat në botën e futbollit, pasi pretendon se është përdhunar nga Cristiano Ronaldo.
Gruaja në fjalë quhet Katrin Majorga, ndërsa ajo tregon se është dhunuar seksualisht nga portugezi.
Lidhur me Ronaldon ajo tha: Ai është njeriu që më ka dhunuar në një hotel në vitin 2009.”
34-vjeçarja gjithashtu pretendon se futbollisti i ka dhënë edhe 375 mijë dollarë në mënyrë që ajo të mbyllë gojën, shkruan tagblatt.ch.
Nuk dihet nëse skandali është i vërtetë, apo është thjesht një mënyrë për të prishur imazhin e futbollistit, i cili natyrisht do ta ndjekë këtë rast në mënyrë ligjore.