Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, vijon të jetë ende në krye të detyrës.
Disa media në vend kanë raportuar këtë të hënë se Nano ka dhënë dorëheqjen, por burime nga Ministria e Brendshme bënë me dije për RTSH se ai vijon të jetë në krye të Policisë së Shtetit dhe nuk ka dhënë dorëheqjen. E njëjta gjë u konfirmua për RTSH edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 6 tetor të 2021-ës, duke pasuar në këtë detyrë Ardi Veliun, i cili dha dorëheqjen.
Nano më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Anti-Terrorit dhe spikati me operacionin për evakuimin e shqiptarëve që ndodheshin në kampin Al-Hol në Siri.