Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka njoftuar se një anëtare e misionit të saj të posaçëm monitorues është vrarë gjatë bombardimeve në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.
Në deklaratën për mediat, OSBE tha se viktima Maryna Fanina kishte vdekur, në kohën që ishte duke marrë furnizime për familjen e saj në qytetin, që tashmë është zonë lufte.
OSBE-ja është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, me 57 vende në mbarë botën, duke përfshirë Ukrainën dhe Rusinë, që janë pjesë e saj.
Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se mbi 220 civilë janë vrarë deri më tani si pasojë e bombardimeve ruse në Ukrainë.
Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale në qytete të ndryshme ukrainase.