osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lajm i trishtë/ Ndahet para kohe nga jeta gazetarja e njohur që ka dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë

Lajm i trishtë/ Ndahet para kohe nga jeta gazetarja e njohur që ka dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë

Një lajm i trishtë vjen për botën e medias. Dje është ndarë nga jeta poetja, gazetarja e përkthyesja e njohur, Silke Liria Blumbach.

Mësohet se ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk mundi ta fitonte dot.

Lajmin e trishtë e ka dhënë gazetari Thoma Nika, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“SILKE BLUMBASCH: GAZETARJA BERLINEZE QE U SHQIPTARIZUA DHE U DASHURUA ÇMENDURISHT ME SARANDEN

Na erdhi kaq I rende lajmi se kolegja jone perendimore Silke Blumbasch, e humbi sot betejen me tumorin, me te cilin bashkejetoi duke e sfiduar me nje rezistence dhe koshience te pashembullt.

Vetem pak dite me pare ajo na ndergjegjesoi se semundja po behej me agresive, por ajo besonte se do ta vinte poshte me kujdes maksimal per veten. Aleate ne kete Lufte ajo llogariste nje pakt paqeje me te keqen dhe miqesine e kurajimin qe nuk mungoi t’ I vinte edhe nga ne koleget e saj në Sarande, në Gjirokaster, në Tiranë e kudo ku ajo ndertoi miqesi dhe mbolli dashuri per njeriun dhe gazetarine.

Silke jetoi 6 vite me radhe ne Sarande. Ardhja dhe perfshirja e saj në mediat e Sarandes, fale edhe shqipes qe artikulonte në menyre perfekte, ishte per ne nje kontakt I gjalle me levruesen e gazetarise perendimore. Starti i saj nisi me zerin radiofonik nga valet e Radio Saranda, per te qene mysafire e preferuar ne ekranet vendore e me tej në ngritjen prej saj te te pares radio interneti në gjuhen shqipe 20 vite me pare.

Nje misionare e shkelqyer e promovimit te Sarandes ne vendin e saj e në gjithe vendet ku kishte miqesite dhe kontaktet e saj.

Silke Blumbasch erdhi nga Berlini ne Sarande, si nje arrati e dobishme per te harruar dhe kuruar semundjen në nje klime mesdherare. Ketu gjeti dhe u perkund në klimen po kaq te ngrohte njerezore dhe profesionale.

Ajo e pikasi Saranden mbase fare rastesisht, duke googluar nje mbremje në Korfuz, në brigjet perballe nesh. Ajo ishte nga ato Gazetare qe cilesine me te pare kane deshiren per te udhetuar e eksploruar drejt te panjohurave, qofshin edhe te rrezikshme.

Ishte e pangopur me jete dhe jeten e kuptonte në levizje te reja, ne njohje te reja, ne eksperienca te reja.

Energjia dhe pozitiviteti nuk i mbaruan ndonjehere. Ajo bente jeten e Sarandes, me sarandiotet e saj, me gazetaret e saj. Sic te huajt na japin shpesh mesime higjenizimi apo punesh vullnetare ne komunitet, Silke “beri me turp” banoret e pallatit mbi portin detar, ku banonte, pasi sa here doli te bente pastrimin e hedhjeve nga ballkonet apo dritaret. Shpejt gjeti dhe organizoi mjaft te rinj, qe mendonin dhe bene si ajo.

Në Sarande, Silke I ndajshtoi emrit te saj edhe pjesen shqiptare. Zgjodhi ta mbiquaje veten Liri në shqip dhe ajo u be Silke Liria Blumbasch.

U be aq e njohur dhe aq e admiruar si Gazetare, misionare, Komunitare, qe i dha modelin e munguar dhe te nevojshem gazetarise, promocionit dhe informacionit. Madje në disa gjuhe, qe ajo i zoteronte në perfeksion dhe i vinte mire ne funksion te njohjes se Sarandes e sarandioteve ne bote. Silke Liria Blumbasch do te pershihej ne menyre pasionate në eventet lokale te Kultures dhe artit. E kam te fiksuar portretin dhe trupin e saj te bukur, nen nje veshje me Kostumin Kombëtar shqiptar te treves se jugut. Kishte shume drite në fytyre dhe shume gezim ne shpirtin e saj, qe ishte “shqiptarizuar” edhe në veshje.

Keshtu ishte Silke, me shume drite në fytyre e në shpirt dhe me nje te folur qe asnjehere nuk mbetej pa u shoqeruar nga buzeqeshja dhe miresia. Nuk ishin te stampuara, por te buruara ishin.

Te gjitha keto linja te portretit te saj fizik e shpirteror, do te na shoqerojne gjate e do te na vijne ne kujtese, si vlera te nje Gazetareje qe u dashurua marrezisht me Saranden. Ajo iku, iku shume heret madje, vetem pak muaj pas te 50ave te saj. Por modeli qe na la ka vlere, sikur te ishte nje jete shekullore.”, shkruan gazetari Thoma Nika.