Është miratuar në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale marrëveshja për njohjen e kontributeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Mbi 3000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, do të përfitojnë njohje të periudhave kontributive për efekt pensioni, por jo vetëm.
Zëvendës ministrja e Financave, Olta Manjani tha se së shpejti do të nisin bisedimet zyrtare dhe me Greqinë për njohjen e kontributeve mes dy vendeve.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha se në proces është dhe marrëveshja për njohjen e kontributeve me Italinë, me të cilën deri tani është dakordësuar marrëveshja teknike.
Learn more
Pas kalimit në komisionet parlamentare marrëveshja do të futet në fuqi pas ratifikimit në seancë plenare në Kuvend.