Ashtu siç ishte shkruar më herët në media, konfirmohet se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjendet në Hungari.
Madje ai ka pranuar, se ka kërkuar azil politik në këtë vend. Policia e kërkoi Gruevskin disa herë, por nuk e gjeti në Maqedoni.
“Ditëve të fundit kam marrë numër të madh kërcënimesh me jetë. Unë jam në Budapest dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Gjithmonë do t’i jem besnik kauzës për Maqedoninë, asnjëherë nuk do të heq dorë”, shkroi Gruevksi në profilin e tij Facebook.
Kjo nuk është hera e parë që Gruevski kërkon ndihmë nga kryeministri hungarez, Viktor Orban. Të dy janë persona që kanë akuzuar miliarderin hungarezo-amerikan George Soros, si armik të qeverisjes së tyre.
Orban madje doli në krah të Gruevskit publikisht, gjatë zgjedhjeve të fundit.
Por ai u mbrojt edhe nga disa politikanë tanë, që hiqen si anti-soros në Shqipëri, e që zullumet e Gruevskit e Orbanit janë një vrimë në ujë, duke krahasuar me poshtërsit e këtyre tanëve, që ndoshta shumë shpejt do e zmadhojnë grupin, pas fillimit të goditjes nga SPAK dhe drejtësia e re, sepse edhe këta e kanë armik Sorosin, sipas fjalëve të tyre, duke harruar se e kanë zhvatur familjarisht.
Shpresojmë, që grupi të plotësohet me Bashën, Berishën, e pse jo dhe Metën, si mik i ngushtë i Gruevskit, sepse problemi i Gruevskit punë makine hesapi, e jo vilash, florinjsh, pallatesh e milionash.
Miku Orban ka qenë gjithmonë edhe në krahë të Bashës, që në takimin e fundit me të, kur e siguroi Orbanin, se Partia Demokratike po punon për alternativën e projektit europian të vendit, se është e vendosur ta ndryshojë Shqipërinë duke çliruar politikën, ekonominë dhe shoqërinë nga autokracia dhe monopolet.
Është për të ardhur keq nga defiçenca mendore e politikanit antisoros Lulzim, që këto fjalë i’a thotë njerut që konsiderohet si autokrati i fundit i BE-së.
Një zotim të tillë, Basha i’a bëri kryeministrit dhe po nuk e realizoi, do ketë kohë ta vërë në jetë, si azilant politik në shtetin e Orbanit./Ekskluzive.al