Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar sot një njoftim për të gjithë ata që duan në studiojnë në SHBA.
Në faqen e saj në Facebook, ambasada bën të ditur se kanë nisur seancat informuese për vitin akademik 2023-2024.
Njoftimi i Ambasadës amerikane
Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada Amerikane ofron për shqiptarët mundësi akademike (me dhe pa diplomë) përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey.
Zyra jonë për Marrëdhëniet me Publikun nisi së fundmi seancat informuese për vitin akademik 2023-24, duke përfshirë seancën e parë informuese në Këndin Amerikan në Tiranë, ku u prezantuan detaje mbi programet Fulbright për Studentë të Huaj, Fulbright për Studiues dhe Hubert H. Humphrey. Seanca informuese të tjera do të ofrohen online dhe personalisht, prandaj sigurohuni që të regjistroheni që sot! Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në një seancë virtuale, mund të regjistrohen këtu: https://bit.ly/3LQGuBj
Seanca jonë e ardhshme virtuale do të mbahet të martën, më 12 prill. Bashkohuni me ne për të mësuar më shumë rreth këtyre mundësive të jashtëzakonshme për të studiuar në Shtetet e Bashkuara!